"Ju keni paguar 2 milionë dollarë për mua": Piloti i trajnuar në SHBA që u la pa punë në Shqipëri
Dritare.net

Ish-komandanti i Forcës Ajrore, gjenerali Frederik Beltoja, ka rrëfyer se pas kthimit nga trajnimi në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1998, në Shqipëri mbeti rreth pa punë.
I ftuar në emisionin "Shqip" nga Dritan Hila në Dritare TV, Beltoja tregoi se ishte trajnuar në Teksas si pilot me avionin T-37.
Gjenerali tha se shkoi atëherë te përfaqësuesi amerikan dhe i tha: "Ju keni paguar 2 milionë dollarë për mua. Nëse s'ju dhimbsen paratë, unë jam pa punë."
Gjatë atyre muajve, Beltoja hapi një shkollë private në Vlorë, ku u mësonte anglisht nxënësve. "Me atë nxora bukën e gojës për tre muaj," rrëfeu ai në emisionin "Shqip" nga Dritan Hila në Dritare TV.
Pas ndërhyrjes së palës amerikane, ai rifilloi punë si pedagog në shkollën e aviacionit në Vlorë. Në vitin 2001 u transferua në Ministrinë e Mbrojtjes, si shef i integrimit në NATO./L.F-dritare.net