Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jepet sot Çmimi Nobel për Letërsinë, Kadare pretendent kryesor

Jepet sot Çmimi Nobel për Letërsinë, Kadare pretendent
Vetëm pak minuta na ndajnë nga dhënia e Çmimit Nobel për Letërsinë, ku një ndër pretendentët kryesorë, është shkrimtari i njohur, Ismail Kadare. Janë të shumtë shkrimtarët, që janë shfaqur sërish, vit pas viti, por ende nuk dihet se kush do të jetë fituesi. Emrat e përfolur janë: Don DeLillo i Amerikës, Margaret Atwood e Kanadasë, poeti i lindur në Siri, Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari nga Kenya, Ngugi Wa Thiong’o, vetëm për të përmendur disa. Amos Oz i Izraelit dhe David Grossman, Claudio Magris i Italisë, Ismail Kadare i Shqipërisë dhe Michel Houellebecq i Francës përmenden po ashtu shpesh.

Bjorn Wiman, redaktori i Kulturës së gazetës kryesore suedeze “Dagens Nyheter”, parashikoi se këtë vit, do të jetë një zgjedhje krejt ndryshe, nga ajo e vitit 2016, ku "Çmimi Nobel për Letërsinë" iu dha kantautorit Bob Dylan./L/P/.Dritare.net