Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ja vendi që ka zgjedhur Arian Çani të kalojë pushimet!

Ja vendi që ka zgjedhur Arian Çani të kalojë pushimet!
Vetëm pas ditë pasi i ka dhënë fund sezonit me programin “Zonë e lirë”, Çani ka fluturuar drejt Greqisë. Nuk është aspak çudi që zgjedh pothuaj çdo vit vendlindjen e gjyshërve të tij për të kaluar disa ditë me familjen. Edhe pse është gjithmonë i rezervuar për të dhënë detaje për jetën e tij private, është e pamundur të mos “kapet mat” nga fansat. Me gjithë dëshirën për të qenë sa më larg jetës virtuale, Çani bëhet pa dashje pjesë e saj. Si edhe këtë herë, kur rrjeti ka ndarë me shpejtësi një foto të moderatorit të Klanit, jashtë Zonës.

Intv.al ka mësuar se Arian Çani është duke pushuar në ishullin e Korfuzit. Deti Jon është i preferuari i tij, por edhe Korfuzi po ashtu, meqenëse e frekuenton shpesh këtë vend. Në foton e mëposhtme, Çani ka pozuar nga një ‘beach-bar’ në ishullin grek ku do të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera me familjen.