Na ndiqni edhe në

Shëndet

Ja si të hiqni dhjamin e barkut me lëng limoni!

Ja si të hiqni dhjamin e barkut me lëng limoni!
A e dinit se vitamina C, që gjendet tek lëngu i limonit, është aleatja ideale e lëkurës suaj? Nxit prodhimin e kolagjenit dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Dietologët e rekomandojnë si një pije që përveçse është e shëndetshme në sajë të shumë përbërësve ushqyes që përmban, do t’ju ndihmojë gjithashtu të humbisni kaloritë e tepërta.

Lëngu i limonit, megjithëse ka një shije të fortë acide, në qoftë se zbutet me një sasi të vogël uji, në temperaturë ambienti, do ndihmojë të pastrojë trupin tuaj nga toksinat si dhe ekuilibron PH tuaj.

A dëshironi ta provonit? Besojmë që po. Ndaj do të flasim për efektet pozitive të lëngut të limonit, të cilin nëse e përzieni me ujë të nxehtë, jep efekte më të shpejta.

Ja si funksionon lëngu i limonit:

Që të keni efektet e dëshiruara, rekomandohet të përdoret vetëm lëng i freskët, nuk këshillohet përdorimi i lëngut jo të freskët ose me gaz.

Uji duhet të jetë i nxehtë, jo i vluar sepse kështu shkatërrohen vlerat ushqyese dhe enzimat e lëngut, dhe nuk do të keni asnjë rezultat.

Sipas dietologes, Dr. Susan Brown, nëse dikush ndjek një dietë të përditshme që e prish ekuilibrimin e PH, organet bazë detyrohen të shkëpusin një pjesë të metaleve nga kockat, indet dhe muskujt, për të risjellë ekuilibrin e PH.

Kjo mund të çojë në mungesën e disa elementeve, si kalçiumi, kaliumi dhe magnezi, gjë që çon direkt në dobësimin e kockave dhe muskujve.  Konsumi i lëngut të limonit do mbrojë trupin tuaj nga oksidimi dhe degradimi i gjakut dhe indeve.

Rezultatet pozitive që jep pirja e një filxhani lëng limoni, me ujë të nxehtë, esëll, nxit humbjen e peshës së tepërt.

Kjo pije ndihmon djegien e dhjamit, prandaj këshillohet sidomos tek njerëzve që kanë probleme me dhjamin në bark.

Prandaj doktorët këshillojnë që kjo pije të alternohet me disa ushtrime për të nxitur procedurën natyrale të eliminimit të toksinave që grumbullohen në trup, përveç humbjes së peshës.

Natyrisht që kjo pije nuk mund të bëjë mrekullira, në qoftë se nuk shoqërohet me një diete të shëndetshme dhe ushtrime të përditshme./dritare.net/Përshtati: Doris Andoni