Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti sot!

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesën tjetër të vendit.

Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 10m/s. Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.