Orët e para të ditës së sotme do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, duke sjellë herë pas here reshje shiu.
Mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave në vend duke bërë që reshjet e shiut të shtrihen pothuajse në të gjithë territorin. Më të theksuara reshjet do të mbeten në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në meditë duke luhatur nga 5 gradë celsius deri në 22 gradë celsius./E.B-dritare.net