
Ja sa gjuhë të huaja flet Adelina Tahiri!
E Enjte 20 Shkurt 2020, 15:03
Dritare.net

Tashmë që ajo është e martuar me avokatin maqedonas Serjoza Markov, fansat janë kureshtarë të dinë nëse i flet djalit të saj shqip, apo vetëm maqedonisht.
Adelina është përgjigjur se me Jonin flet vetëm shqip, dhe gjatë gjithë kohës, komunikimi i saj është 80% shqip.
Por jo vetëm kaq, komentuesit e kanë pyetur dhe sa gjuhë flet.
Adelina është përgjigjur, duke renditur gjuhët që flet.
"Uhh...shqip, maqedonisht, bullgarisht, serbisht, turqisht, greqisht dhe anglisht", ka thënë ajo.
Pra, Adelina flet 7 gjuhë të ndryshme./E.B-dritare.net

















