Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja nga se shkaktohet ajo ndjesia sikur diçka na shpon në zemër!

Ja nga se shkaktohet ajo ndjesia sikur diçka na shpon në zemër!
Të gjithë e kemi përjetuar atë dhimbjen e mprehtë në gjoks, sikur na ngulet një gjilpërë në zemër që mezi na lë të marrim frymë.

Edhe pse zgjat vetëm disa sekonda, është e mjaftueshme sa të na sikletosë dhe në disa raste na shqetëson keq. Është një goditje e zakonshme te fëmijët dhe të rinjtë dhe më e rrallë te të rriturit. Sot dritare.net do t’ju tregojë për këtë dhimbjen sikur diçka na ther në zemër.

Quhet sindroma e kapjes precordiale. Ky është emri mjekësor që i kanë vënë ndjesisë që disa e ngatërrojnë me sulmin ne zemër.

Ndodh kur ju jeni shtrirë, kur jeni duke u ushtruar, apo ndonjëherë edhe kur hani.

Por çfarë e shkakton atë?

Edhe pse është afër zonës së zemrës, nuk do të thotë se ka ndonjë problem me atë organ.  Pleura (membrana që mbulon disa organe siç është diafragma) shtyp ose fërkon (dhe për këtë arsye irriton) nervat që janë afër kraharorit. Prandaj ju ndjeni sikur diçka ju shpon në zemër.

Nëse ju jeni të shqetësuar për fëmijën tuaj, dërgojeni për një vizitë te mjeku që ai të bëjë analizat përkatëse./K.C/dritare.net