Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kush do jetë kandidati i PS për zgjedhjet në Kavajë!

Ja kush do jetë kandidati i PS për zgjedhjet në Kavajë!
Zbulohet se kush do të jetë kandidati potencial për të kandiduar në zgjedhjet e Kavajës. Pas shkarkimit të Roshit, nënkryetari i Bashkisë në detyrë, Klodjan Shehi pritet të jetë kandidati për kryebashkiak. Emri i tij do të diskutohet në  Asamblenë e PS, ditën e sotme. Ky emër vjen pas tërheqjes së Silvana Daja, gruas së kryetarit të PS për Kavajën, Gentian Daja. Ajo lajmëroi dje se Kavaja ishte kthyer në një mollë sherri në politikën e madhe dhe se ajo tërhiqej pasi i kishin sulmuar bashkëshortin. Zgjedhjet në Kavajë priten të mbahen me 7 maj, pa pjesëmarrjen e PD dhe LSI.