
Si renditen kandidatët. Ja më të votuarit!
Dritare.net
Numërimi i votave për subjektet politike ka përfunduar brenda vendin dhe po vijohet me numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur.
Në Tiranë nga radhët e PS rezulton më i votuari kandidati Blendi Gonxhja me 8085 vota. Pas tij, vjen ministri Ervin Hoxha me 4317 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 3803 vota dhe Erion Braçe 3753 vota.
Në Shkodër kryeson Edona Bilali me 6296 vota, në Lezhë Pranvera Skana me 3768 vota, në Kukës Alban Zeneli me 4207, në Korçë Ilirian Pendavinji me 7086 vota, Tërmet Peçi me 9468 vota në Gjirokastër, Klevis Jahaj në Fier me 10 483 vota, Sara Mila në Elbasan me 10693 vota, Arkend Balla me 9215 në Durrës, Agron Malaj në Dibër me 12492 vota dhe Hysen Buzali në Berat me 8189 vota.
Në Vlorë më i votuari nga PS është Damian Gjiknuri me 10 031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota dhe Ardit Bido me 7360 vota.
Ndërkohë sa i takon PD dhe aleatëve, më i votuari më Tiranë rezulton mjeku Ilir Alimehmeti ke 4287 vota i ndjekur nga Jorida Tabaku me 4079 vota. Ilir Meta i cili garon nga qelia në listën e hapur, ka marrë vetëm 1535 vota deri më tani dhe rrezikon të mos futet në Kuvend.
Në Vlorë më i votuari rezulon Petraq Gjikuria me 3533 vota, në Shkodër Bardh Spahia me 7011 vota, në Lezhë me i votuari rezulton ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni me 4318 vota, në Kukës Shkëlqim Shehu me 7493 vota, në Korçë Jorida Mazelliu me 4356, në Gjirokastër Alma Kore me 3569 vota, në Fier Gentian Çela me 5196 vota, në Elbasan Qani Xhafa me 3767 vota.
Ndërkohë në Durrës me i votuari rezulton ish-prokurori Arjan Ndoj me 4622 vota, në Dibër Përparim Spahiu me 5346 vota dhe në Berat Parid Mahmutaj me 7133 vota.
Lulzim Basha me Koalicionin Euroatlantik deri më tani ka marrë vetëm 349 vota në Tiranë, në po të njëjtin qark Adriatik Lapaj ka marrë 988 vota preferencial./L.F-dritare.net

















