Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja ku ndryshojnë milionerët dhe miliarderët përveç parave!

Ja ku ndryshojnë milionerët dhe miliarderët përveç
Milionerët dhe miliarderët mund të jenë më të pasur se ne dhe ju bashkë, por janë grupime të mëvetësishme.

Dallimi mes këtyre grupeve vihet re në mënyrën si i përgjigjen një pyetjeje specifike, sipas Rafael Badziag në librin e tij “The Billion Dollar Secret: 20 Principles of Billionare Wealth and Success:” “Çfarë ju shijon më shumë, të fitoni apo të prishni para?”

Badziag, një sipërmarrës dhe ekspert i psikologjisë së sipërmarrjes, shpenzoi pesë vite duke intervistuar 21 miliarderë sipërmarrës (të cilët kanë të paktën vlerë neto 1 miliardë dollarë) dhe duke studiuar jetët dhe kompanitë e tyre.

“Dallimi mes njerëzve të suksesshëm financiarisht (milionerëve) dhe njerëzve super të suksesshëm financiarisht (miliarderëve) qëndron në faktin se këta të fundit marrin kënaqësi nga fitimi i parave, por jo nga shpenzimi i tyre,” shkruan ai.

Biznesmeni miliarder Michal Solowow – njeriu më i pasur në Poloni – dhe Lirio Parisotto – njeriu më i pasur në Amerikën e Jugut – mendojnë se janë të suksesshëm financiarisht ngaqë dinë të kursejnë.

“Do të pasurohesh? Ka vetëm një mënyrë: Shpenzo më pak nga ç’fiton. Nëse shpenzon më pak dhe akumulon, pasurohesh,” i tha Badziag miliarderi Frank Hasenfratz.

Kursimi i paraprin pasurisë

Të shpenzosh më pak se fiton është themeli i pasurisë. Kur kurseni dhe investoni më shumë para nga ç’shpenzoni, i jepni rrugë interesit të përbërë, ku interesi që përfitoni nga paratë tuaja rritet me kalimin e kohës.

“Të shtrish këmbët më gjatë se ç’ke jorganin, të shpenzosh në vend të kursesh për pension, të shpenzosh duke pritur ditën kur do të bëheni i pasur, të bën skllav të rrogës, edhe nëse paguheni mirë,” shkruan Sarah Stanley Fallaw, autore e “The Next Millionaire Next Door: Enduring Strategies for Building Wealth.”

Merrni shembull nga Warren Buffet, kursimtar me nam. Buffet jeton ende në një shtëpi modeste në Omaha, Nebraska, shtëpi që e bleu për $276,700 (inflacion i përllogaritur) në vitin 1958. S’ka blerë kurrë një smartphone, paguan $18 te berberi dhe nuk shpenzon më shumë se $3.17 për mëngjesin – edhe pse pasuria e tij vlerësohet më shumë se $84.6 miliardë./ I.M-Anabel. Business Insider