Ja çfarë mund t’i dhuroni sot gruas tuaj

Kjo ditë e veçantë për femrat, nuk mund të kalojë pa dhurata, sidomos nga ju burrat. Më poshtë po rendisim disa ide se çfarë mund t’i dhuroni sot, gruas tuaj.

Buqetë me lule

Ndonëse është bërë paksa e njëtrajtshme dhurimi i luleve për festën e gruas, por patjetër mbetet një dhuratë që simbolizon sinqeritet dhe dashuri, gjithashtu respekt të madh.

Çantë krahu

Është dhuratë simbolike, por që për një grua do të thotë shumë vetëm ideja për të, jeni të kujdesshëm për ta përshtatur atë me stilin e saj, qoftë për nënën apo bashkëshorten tuaj.

Parfum

Parfumi është dhuratë ideale për këtë festë, mundohuni të gjeni llojin e parfumit që i përshtatet, që ka aromë të ëmbël dhe të lehtë.

Këpucë

Femrat janë të dhëna pas gardërobës, dhe një palë këpucë për trendin pranveror, do të ishin një dhuratë e mire, por që duhet pasur kujdes në përshtatjen e stilit.

Unazë ose varëse

Është diçka që ajo do ta mbajë me kujdes dhe si kujtim gjatë gjithë jetës, edhe nëse ndonjëherë dinamika e jetës ju largon nga njëri-tjetri, ajo do të ju mbajë në kujtesë sa herë që ta shohë atë.

Një shall të bukur

Një shall i bukur me ngjyra gazmore nga materiali i mëndafshit me fije të bukura nga ky material, i përshtatet të gjitha moshave dhe do të jetë i përdorshëm edhe në mbrëmje të veçanta.

Kuti me ëmbëlsira të vogla

Është simbolizim i lumturisë dhe ëmbëlsisë së raportit apo jetës në këtë raport, kështu që është një dhuratë e mirë dhe ideale.

Përkujdesuni që çdo dhuratë edhe nëse nuk është një nga këto, t’ia bashkoni edhe një kartolinë urimi me fjalët më të sinqerta dhe më të ëmbla që mund t’i nxirrni nga vetja.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.