
Ja çfarë hanë në drekën e shkollës, fëmijët në 19 vende të botës!
Dritare.net

Kur mendoni se çfarë konsumojnë fëmijët nga e gjithë bota për drekë në shkollë, mos u habisni aspak. Shumë vende ofrojnë një përzgjedhje mjaft të shijshme për fëmijët e tyre. Dritare.net ju paraqet me disa shembuj nga vende të ndryshme të botës, që ofrojnë një vakt vërtetë të jashtëzakonshëm për të vegjlit e tyre.
19. Argjentina
Milanesa është një pjatë që zanafillën e ka nga Italia, por zakonisht e lidhin me kuzhinën meksikane. Në Argjentinë, ky lloj mishi është një element kryesor në drekat e shkollës, madje edhe në disa institucione. Ky mish shoqërohet me oriz, patate, vezë dhe bukë.
E vërtetë që ka shumë karbohidrate kjo pjatë, por ato janë të balancuara mirë me proteinat nga mishi dhe vezët. Meqenëse fëmijët në shkolla vënë në punë trurin pjesën më të madhe të kohës, ky lloj kombinimi është i përkryer, informon Dritare.net.
18. Japonia
Shkollat japoneze kanë kuzhinë tradicionale që përdorët si në Kinë, ashtu edhe në Kore. Zakonisht shërbehet një lloj supe e nxehtë, e cila edhe pse hap oreksin, gjithashtu të ngop. Ushqim shtesë është edhe orizi me peshk ose pulë, dhe sallata. Ata zakonisht shmangin lëngjet me gaz, dhe përdorin qumështin në vend të tyre. Nxënësit japonezë nuk lejohen të sjellin ushqim të gatuar nga shtëpia në shkollë, por duhet të konsumojnë ushqimin që ofron shkolla, shkruan Dritare.net. Ky rregull nuk ndryshon deri në shkollën e mesme. Gjithashtu në shkollat japoneze nuk ekzistojnë makinat shitëse që ofrojnë pije ose ushqime të paketuara.
17. Mbretëria e Bashkuar
Shkollat angleze zakonisht funksionojnë brenda një buxheti të rreptë. Rezultati është se drekat e tyre shkollore përbëhet kryesisht nga produkte të lira dhe të gatshme, të cilat ‘rastësisht’ janë edhe më të preferuarat e fëmijëve. Zakonisht, dreka e shkollës në Mbretërinë e Bashkuar përbëhet nga pilaf i lëngshëm, patate të skuqura, sallata, fruta dhe disa perime. Perimet kryesisht përbëhen nga karota dhe/ose bizele, shkruan Dritare.net. Ushqimi kryesor që shërbehet është kryesisht fast food. Edhe pse nuk është i shëndetshëm, e sigurt është që fëmijët kënaqur më shumë se kushdo!
16. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ah, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vend është duke shkuar drejt obezitetit dhe për fat të keq drekat në shkolla nuk po bëjnë asgjë për ta parandaluar këtë. Si mund të ushqehen me piza çdo ditë, kur në fakt duhet të konsumohet një herë në javë? Kjo ndodh kryesisht sepse për amerikanët rëndësi ka komoditeti dhe shpejtësia, kur përgatisin çantat e fëmijëve me drekën. Me pak fjalë, në një drekë shkolle amerikane mund të gjesh fare lehtë ushqime të skuqura, burger etj, informon Dritare.net.
15. Turqia
Turqia ka një kulturë jashtëzakonisht të pasur, atëherë pse kuzhina e tyre duhet të jetë ndryshe?! Nxënësit turq konsumojnë rregullisht pije freskuese që quhet kefir. Për forcimin e fuqisë së trurit dhe sigurimin e sa më të shumë energjie, fëmijët turq ushqehen me bukë thekre dhe fruta. Këto fruta përfshijnë mollë, shegë, rrush, etj. Arra është gjithashtu një produkt i rëndësishëm që rrit funksionimin e trurit.
14. Tajlandë
Tajlanda është e njohur për kuzhinën e saj në të gjithë botën. Fëmijët tajlandezë ushqehen me një shumëllojshmëri produktesh, duke përfshirë mish derri të mbuluar me salcë të ëmbël dhe salcë kosi. Gjithashtu nuk mungon orizi për të kompletuar pjatën. Për ëmbëlsirë, mund të ketë puding, kryesisht i mbuluar me gjethe bananeje.
13. Francë
Kuzhina franceze është një nga më të njohurat dhe më të kërkuarit në të gjithë botën. Ndërkohë që në Francë ka padyshim një shumëllojshmëri ushqimesh për shkollë, ajo tradicionalja ka gjërat bazë. Që do të thotë spinaq, patate, bukë, peshk dhe natyrisht djathë. Porcionet janë të bollshme sepse dreka është ushqimi më i rëndësishëm i ditës.
12. Finlanda
Kur vjen puna te dreka e shkollës për fëmijët në Finlandë, nuk mund të gjeni më mirë se atje. Shkollat finlandeze zakonisht u japin fëmijëve disa gurabije pasi nxënësit nuk duhet të jenë kurrë të uritur, kjo ndikon shumë tek performanca e tyre në klasë. Nëse një fëmijë ka nevoja të caktuara brenda dietës së tij, shkollat është e gatshme për ta ndihmuar. Për shembull, një fëmije me diabet i ofrohet ushqim pa sheqer, jo të skuqura. E njëjta gjë ndodh edhe me një fëmijë hebre, të cilit i jepet mundësia të hajë ushqim kosher. Prandaj, problemet shëndetësore dhe kufijtë fetarë respektohen shumë në Finlandë, informon Dritare.net.
11. Rusia
Shkollat ruse ofrojnë mëngjes falas për nxënësit e tyre, diçka që duhet admiruar pasi mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sidomos për fëmijët në rritje. Ndërsa për drekë, shumica e nxënësve duhet të paguajnë për çdo gjë që konsumojnë. Sidoqoftë, menutë për mëngjesin dhe drekën janë pak a shumë të njëjta.
10. Hungaria
Hungaria ofron një drekë të bollshme për nxënësit e saj. Këtu përfshihen fasulet e pjekura, pula, supa noodle etj. Në thelb, çdo gjë që mund të mbushë stomakun e një fëmijë, u shërbehet atyre. Ata nuk hanë asnjë ëmbëlsirë, megjithatë u ofrohen arra, të cilat janë të mjaftueshme për to.
9. Izrael
Një drekë izraelite në shkollë zakonisht përmban fruta të freskëta, që është diçka shumë e mirë. Megjithatë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ëmbëlsirat që ofrohen së bashku me frutat. Biskotat me drithëra janë një tjetër element i rëndësishëm, informon Dritare.net. Kuzhina izraelite zakonisht nuk përmban bukë, siç e njeh bota perëndimore. Më tepër përdoret pita, që mbushet me produkte të tjera të shëndetshme dhe që mund të hahet si sanduiç.
8. Indi
Dreka e shkollës indiane zakonisht shërbehet me prodhime nga kuzhina indiane. Kjo do të thotë shërbehen orizi me kerri dhe një ëmbëlsirë tradicionale. Përveç kësaj, dreka e shkollës indiane mund të hahet ulur në dysheme. Kjo është mënyra sesi ata ushqehen, në kuptimin tradicional, edhe pse disa shkolla preferojnë tavolina dhe karrige, shkruan Dritare.net.
7. Irani
Kuzhina iraniane është e shijshme dhe dreka e shkollës zakonisht merret nga shtëpia. Një pjatë iraniane përfshin domate, oriz dhe disa lloje mishi. Mishi zakonisht përbëhet nga qebap qengji ose brinjë qengji.
6. Koreja e Jugut
Koreja e Jugut është një vend i shkëlqyer për mënyrën se si i përgatit ushqimet e shkollës. Porcioni më i madh i vaktit zakonisht përbëhet nga supa, orizi, ose të dyja. Por ka edhe porcione të vogla të përbëra nga perime, sallata, fruta dhe ushqime deti. Ky është një vakt mjaft i shëndetshëm për një fëmijë në rritje.
Në Korenë e Jugut ekziston një rregull i i veçantë për fëmijët që janë të dobët ose nën peshë. Çdo ditë atyre u jepet vaj peshku. Pastaj sigurisht, u ofrohet Kimchi, një turshi tradicionale koreane dhe sallatë më kastravecë dhe karota, oktapod të mbushur dhe supë e trashë, shkruan Dritare.net.
5. Guatemala
Ushqimi në shkollat e Guatemalës është i rrallë, ashtu si edhe buxhetet e shkollave. Një drekë, për shembull, përbëhet nga asgjë më shumë se një pita (tortilla) me vezë të zier shumë. Mund të ketë ndonjë perime, kryesisht domate. Lëng frutash ose ujë shërbehen si pije. Edhe pse është një drekë e lirë, është mjaftueshëm e ushqyeshme dhe që ngop, informon Dritare.net.
4. Suedia
Shkollat suedeze njihen kryesisht për sistemet e tyre të shkëlqyera shkollore. Një vakt tipik i shkollës suedeze përbëhet nga sallatë me lakra, patate dhe mish me lëng.
3. Greqia
Japrakë është ushqimi të cilin të gjithë duhet ta provojnë. Ky ushqim ofrohet në shkollat greke për drekë, shoqëruar me kos me shegë dhe portokall. Pjata kryesore konsiston në pulë me oriz. Domatet dhe kastravecët shërbejnë si një sallatë e freskët, shkruan Dritare.net.
2. Ukraina
Ushqimet e Ukrainës zakonisht kanë si bazë pataten, e cila mund të jetë në formë pureje. Së bashku me të ofrohen salsiçe, lakra dhe panxhar. Për ëmbëlsirë, ka një lloj keku të quajtur syrniki.
1. Spanja
Spanja sigurisht që ka një shumëllojshmëri mahnitëse ë kuzhinë mahnitëse, dhe pa dyshim që menuja nuk limitohet kur vjen puna tek fëmijët. Vakti përmban karkaleca të skuqur lehtë së bashku me oriz të shëndetshëm kaf. Ka gjithashtu perime të ndryshme si speca dhe supë gazpacho (supë me perime të ndryshme). Frutat dhe buka janë gjithashtu të përfshira në menu, shkruan Dritare.net, por portokalli mbetet fruti i pandashëm në të gjitha shkollat spanjolle./d.r-dritare.net

















