Ne jemi çfarë farë hamë! Por, çfarë reflekton kjo për ne? Për ta vizualizuar këtë, i apasionuari pas fotografisë Gregg Segal, udhëtoi nëpër botë për të fotografuar zakonet e ushqyerjes së fëmijëve nga kultura të ndryshme përgjatë një jave, informon dritare.net.
Për tre vjet rresht, Gregg ka vizituar SHBA-në, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzinë, Senegalin, Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Brazilin, duke dokumentuar gjetjet në librin e tij “Çfarë hanë fëmijët rreth e qark botës”. Ai punoi me rreth 60 fëmijë dhe përfshiu në librin e tij 52 prej tyre, informon dritare.net