
Ja 7 bimët më të mira për pastrimin natyral të veshkave!
Dritare.net

Veshkat ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut sepse ato kërkojnë një nivel optimal presioni për të bërë punën e tyre. Kjo do të thotë që veshkat janë në gjendje të rrisin ose ulin presionin e gjakut sipas nevojës nëpërmjet një hormoni të quajtur renin që ngushton enët e gjakut. Ushqimet e shëndetshme dhe hidratimi i trupit bëjnë shumë mirë për veshkat.
Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell një listë me 7 ushqimet më të shëndetshme që ndihmojnë veshkat tuaja të mos rrezikohen nga asnjë dëmtim.
Hudhra
Hudhra ka një efekt mbrojtës jo vetëm në veshka por dhe në organe të tjera. Konsumi i rregullt i hudhrës ul përqendrimin e plumbit tek veshkat, zemra, mëlçia, shpretka dhe në qarkullimin e gjakut. Hudhra gjithashtu ka vetitë shëruese, duke reduktuar natriumin e tepërt nga trupi juaj.
Xhinxher
I përdorur gjerësisht në mjekësi, xhinxheri ka një përbërës të quajtur gingerol që është i njohur për të penguar përhapjen e baktereve. Kjo mund të jetë e dobishme për veshkat e mbingarkuara dhe mëlçinë. Gingerol gjithashtu ndihmon edhe në tretjen e shëndetshme, zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjet në të gjithë trupin. Edhe tek njerëzit e shëndetshëm, xhinxheri mund të parandalojë zhvillimin e diabetit.
Boronicat
Boronicat janë ndër frutat e pyllit që ndihmojnë për shërimin e shumë sëmundjeve, madje edhe veshkat që janë në një nivel teje të dëmtuar, arrijnë t’i shërojnë. Dritare.net ju rekomandon që boronicat mund të konsumohen edhe nga njerëzit me infeksione të fshikëzës, sepse boronicat përmbajnë një lloj phytonutrient të quajtur tipi- A proanthocyanidin, i cili ndalon bakteret të rriten.
Rrënjët e qumështoreve
Kur i shikoni disa barëra nëpër lëndina, apo në parqe të ndryshme ku jeni duke pushuar, shpesh herë ndodh edhe të mos u kushtosh rëndësi, apo edhe të mos interesohesh se çfarë vlerash kanë. Në fakt për të gjitha sëmundjet ka kura mjaft të mira me bimët natyrale. Edhe rrënjët e qumështoreve si dhe gjethet gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve. Rrënja e një qumështoreje mund të ndihmojë pastrimin e veshkave dhe të mëlçisë. Ajo është përdorur për të trajtuar verdhëzën, aknet dhe anemi, si dhe çrregullime të veshkave dhe mëlçisë. Mund ti merrni rrënjët t’i thani, dhe mund ti përdorni si çaj pasi t’i keni ndarë në fije të holla
Majdanoz
Është e pakuptimtë të konsumoni një vakt pa një spërkatje me pak majdanoz. Por dhe pse mund t’iu duket e parëndësishme kjo lloj barishteje në fakt ndihmon për të zvogëluar ndërtimin e toksinave në veshkat tuaja.
Selino
Rrënjët e selinos kanë kalium dhe natrium, kështu që u japin veshkave elementët më të rëndësishëm që iu nevojiten. Gjithashtu përmban shumë ujë dhe rrit prodhimin e urinës, duke lejuar që trupi juaj të pastrohet nga toksinat e mbetura. Dritare.net informon se konsumi i rrënjëve të selinos eliminon bakteret e dy veshkave dhe të traktit urinar. Gjithashtu disa studime tregojnë se rrënjët e kësaj bime mund të zvogëlojë cistat në organet riprodhuese.
Dritare.net ju sugjeron të konsumoni këto 7 lloj bimësh natyrale për të mbrojtur veshkat tuaja. Nëse i zbatoni vërtet këto këshilla të dritare.net problemet dhe dhimbjet e veshkave do t’i harroni njëherë e mirë, por edhe nëse nuk keni probleme, konsumi i këtyre bimëve ju ndihmon të parandaloni çdo lloj sëmundje./A.C/dritare.net

















