Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Iu mohua viza nga SHBA, reagon Daniel Godelli: Nuk jam i dënuar

Iu mohua viza nga SHBA, reagon Daniel Godelli: Nuk jam i dënuar

Peshëngritësi Daniel Godelli ka reaguar për refuzimin e vizës nga Ambasada Amerikane. Për "Panorama Sport", ai ka sqaruar se nuk është refuzuar për çështjen e armëmbajtjes pa leje. “Janë të pavërteta fjalët që hidhen nga ana e presidentit të federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza, se mua më është refuzuar viza amerikane për armëmbajtje pa leje. Unë disponoj një vërtetim të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, ku vërtetohet se unë jam i padënuar. Këtë vërtetim e kam paraqitur pranë kësaj ambasade”, ka thënë Godelli.

Ndërsa Ambasada Amerikane, në përgjigjen për refuzimin e vizës, shkruan: “Ju jeni gjendur i pakualifikuar për një vizë jo emigrimi. Që do të thotë, që ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni që aktivitetet tuaja të planifikuara në SHBA të jenë në përputhje me klasifikimin e vizës jo emigruese. Ndërkohë që secila nga klasifikimet e vizave jo emigruese kanë kërkesat e tyre unike. Vendimi i sotëm nuk mund të apelohet. Megjithatë, ju mund të riaplikoni në çdo kohë.”

Godelli ka kërkuar vizë, pasi është pjesë e peshngritësve që do të marrin pjesë në Botëror.

Godelli kampion bote