
Iu dogj shtëpia, por ja surpriza që i erdhi!
Dritare.net

Kryebashkiaku tha se do të kontribuonte përsonalisht për ndërtimin e një banese të re për familjen Përdeda, pasi banesa ekzistuese është vlerësuar si e pabanueshme.
"Ndonse me pak vonesë për shkak se nuk ndodhesha në Shqipëri, jam sot këtu me ju për të uruar në radhe të parë që kanë shpëtuar anëtarët e familjes tuaj dhe për t’ju garantuar se në këtë hall me të cilin ju u përballët, jemi bashkë. Do e ndërtojmë një banesë të re sëbashku, puna për të cilen shpresoj të fillojë brenda kësaj fundjave” -ju drejtua anëtarve të familjes Përdeda, kryebashkiaku Gjonaj. "Unë nuk kam votuar për ty dhe nuk kishe detyrim të bëje këtë nder të madh për muaj, por do të jem mirënjohës përjetë" -ju drejtua kryefamiljari kreut të bashkisë të Pukës, i cili ju përgjigj se e dinte që nuk ishte votues i tij, por kjo nuk do të thotë që unë t'ju lë në këtë veshtirësi. "Votën dërgoje sërish, ku të duash, unë po mundohem të jap një kontribut njerëzor që nuk dua ta lidhesh ti dhe askush tjetër me fushatën." Puna për ndërtimin e banesës së re pritet të filloi brenda fundjavës së ardhshme .

















