Italia ngre alarmin: Nuk kemi më shtretër dhe respiratorë
E Diel 15 Mars 2020, 13:01
Dritare.net
Teksa numrat e të infektuarve me koronavirus në Itali vijon dhe rritet, guvernatori i Lambordisë, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi, ka ngritur alarmin e mungesës së shtretërve në spitale, dhe mungesës së respiratorëve.
Guvernatori ka thënë se do të ngrihet një spital i ri, në Milano, ndërsa janë duke kërkuar shtretër dhe respiratorë.
Guvernatori ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka thënë se do të bëjë të pamundurën që të sigurojë 500 shtretër dhe respirator për spitalin e ri./ I.M-Dritare.net