Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Italia emëron ambasadorin e ri në Tiranë, Fabrizio Bucci: Na presin muaj me aktivitete të shumta

Italia emëron ambasadorin e ri në Tiranë, Fabrizio Bucci: Na

Italia ka emëruar ambasadorin e saj në Tiranë, Fabrizio Bucci. Bucci ka qenë nëndrejtor në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Evropian në Ministrinë e Jashtme Italiane. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Alberto Cutillo, i cili e mori detyrën si ambasador në Tiranë në nëntor të 2015-ës.

Ambasada e Italisë në Shqipëri i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri.

Në fjalën e tij të parë, Bucci është shprehur: "Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin."/K.C/dritare.net