Na ndiqni edhe në

Kronikë

Itali/ Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen 7 shqiptarë

Itali/ Vidhnin banesa dhe sende me vlerë, arrestohen 7 shqiptarë
Nje tjeter bande shqiptaresh goditet ne Itali. Karabinierët e Sienës kanë kryer një operacion kundër vjedhjeve të banesave gjatë pesë muajt e fundit midis zonës së Toskanës dhe Umbrias.banda3

Gjatë operacionit të koduar “Off line”, karabinierët arrestuan një grup shqiptarësh me shtatë persona, të cilët vidhnin banesa të ndryshme, gjurmonin sendet e shtrenjta, ora, unaza e florinj dhe me pas i shisnin. Nderkohe qe parate i dergonin ne Shqiperi.

“Banda e shqiptarëve kishte goditur rreth 70 herë më shumë banesa në qytetet si Siena, Arezza, Firenze e Perugia”- bejne me dije mediat italiane, duke shtuar se banda kryente edhe 6 goditje brenda dites.“Nga hetimi i bërë, rezultoi se grupi shiste mallrat e vjedhura si sendet me vlerë dhe bizhuteritë nëpërmjet ndërmjetësve dhe më pas paratë e fituara i dërgonin në Shqipëri,” shkruajnë mediat italiane.

Veprimtaria hetimore, e drejtuar nga prokurori i Republikës së Sienës, Salvatore Vitello dhe nga zëvendësprokurori Aldo Natalini, treguan rolet dhe detyrat e anëtarëve të dyshuar të bandës./Panorama.com.al