

"Shkrimtari, 83-vjeçar, ka qenë një nga figurat letrare më me ndikim në Evropë që nga debutimi i tij në vitet 1960. Në 2005 mori çmimin "Man Booker International", për gjitha veprat e tij. Ai është nominuar edhe për çmim "Nobel". Veprat e tij më të njohura janë "Kështjella", "Prilli i thyer", "Lulet e ftohta të marsit". Më shumë se 10 romane të tij, të shkruara në shqip, janë përkthyer në gjuhën koreane.",- shkruan media koreane, informon dritare.net
Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën në Qendrën Kulturore Toji në Wonju, Provinca Gangwon, dhe shkrimtari do të marrë 100 milionë won (84,173 dollarë)./K.C/dritare.net

















