
Ish e dashura e Shpat Kasapit: E lashë Shpat Kasapin, pasi kuptova disa sjellje që nuk i përkasin mashkullit shqiptar
Dritare.net

Qëndresa, si u njohët me Shpat Kasapin?
Me Shpatin njihem që një vit më parë, në fillim e kam njohur përmes shoqërisë, por pas një kohe Shpati më kantaktoi personalisht dhe kemi filluar të njihemi më mirë.
A do të thotë kjo që jeni në lidhje që para një viti?
(haha) Jo, në fillim kemi qenë vetëm shokë.
Pas publikimit të lidhjes suaj dhe fotove bëri bujë të madhe në të gjitha mediat, si ka qenë reagimi i njerëzve dhe i Shpatit?
Në fillim ka shkuar gjithçka mirë, ka pasur fjalë të mira, por ka pasur edhe nga ata, e sidomos femrat, që nuk kanë reaguar mirë, ndoshta edhe nga xhelozia, por i respektoj të gjithë. Shpati e ka ditur se po i publikoj foton në Snap Chat, dhe kjo nuk e ka penguar.
Cila është e vërteta e lidhjes dhe ndarjes nga Shpat Kasapi?
E vërteta është se kemi qenë në lidhje dhe nuk shkoi gjithçka si duhet dhe tani nuk jemi bashkë.
Cila ishte arsyeja e ndarjes?
Në fillim ka shkuar gjithçka mirë, por pas një kohe kam kuptuar që Shpati nuk është për mua, pasi kam kuptuar disa gjëra që nuk më pëlqejnë, dhe nuk i përkasin një mashkulli shqiptar.

















