Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-deputeti i LSI: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës

Ish-deputeti i LSI: Qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës
Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook ka shkruar se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet.

Braimllari shkruan më tej se qeveria duhet të paguajë 100% dëmet e shkaktuara nga tërmeti, nëse ajo shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

“Qeveria nuk mund të funksionojë si një organizatë. Ka ligje, struktura dhe protokolle sesi menaxhohen situata të tilla. Arsyeja e mosshpalljes së emergjences për zonat e prekura nga tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet.

Nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 përqind të çdo dëmi që prek popullatën. Ndaj Edi Rama të mos bëjë shoë nëpër fusha futbolli dhe stadiume, por të shpalli gjendjen e emergjencës që qytetarët të kenë mundësi të dëmshpërblehen për këtë fatkeqësi natyrore.”-shkruan Braimllari./ I.M-Dritare.net