Irani pranon sulmin ndaj avionit ukrainas, ku humbën jetën 176 persona
E Shtunë 11 Janar 2020, 08:08
Dritare.net
Në deklaratë thuhet se është sulmuar pa dashje, duke shtuar se ishte një gabim njerëzor, pasi aeroplani kishte fluturuar afër një zone që i përkiste Rojeve Revolucionare të Iranit.
Irani më herët kishte mohuar se raketat e tyre kishin rrëzuar aeroplanin, pranë Teheranit, të mërkurën. Por presioni i ushtruar nga SHBA dhe Kanadaja, bëri që ata ta pranonin se e kishin sulmuar, duke thënë se ndodhi aksidentalisht./E.B-dritare.net