
Inxhinieri: Ndërtimet në Shqipëri, të shkëlqyera. Lëkundje tjetër? E paparashikuar
Dritare.net

Inxhinieri Gjeolog Edmond Bejtaj, është shprehur për dritare.net se tërmeti ka qenë i një shkalle shkatërruese, ndërsa falë cilësisë së ndërtimeve, ai nuk shkaktoi më shumë dëme.
“Kur ra termeti ne Amatrice, kam debatuar ketu me disa qe jetojne jashte Shqiperise. Dhe perkunder asaj qe thoshin ata, pra nje lloj ironie me situaten e ndertimeve ne Shqiperi, u kam thene se ndertimet ne Shqiperi, sidomos keto te viteve te fundit, jane te niveleve me te larta boterore, si ne projektim ashtu dhe ne ndertim dhe cilesi materialesh, dhe natyrisht qe nuk e kisha opinion nga vetja. Jam i sigurt qe me kane perqeshur, dhe seriozisht u kam thene - prisni se keni per ta pare kete qe po ju them.
Tani po u them nëse më lexojne ;
- Termeti i djeshem ne Tirane dhe Durres e ka pasur magnituden ne momentin e goditjes kryesore, më te larte se termetet ne Aquila dhe Amatrice.”-shprehet ai.
Por çfarë duhet bërë kur bie tërmet?
Inxhinieri Bejtaj na sygjeron që të bëjmë egzaktësisht gjënë që kemi qenë duke bërë deri pak momente para se të bie tërmeti.
“E sa per ate, se cfare duhet te bejme kur bie termet, porosia universale eshte - Vazhdo bej pa panik cfare je duke bere ! Sepse levizja ne panik shkakton viktima më shume se vete termeti.”-shprehet ai për dritare.net.
Bejtaj shprehet më tej, se mundësia për të parashikuar një tërmet pas tërmetit të fortë të parë, është e vështirë, dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe tërmete të tjera.
“Shqiperia ka seismologe profesioniste qe e ndjekin dhe regjistrojne saktesisht aktivitetin sismik ne vend dhe rajon. Paralajmerimi i atij grekut dhe i kujtdo qofte nuk vlen per asnje gje sepse vetem sa shton panikun.
Paralajmerim eshte te thuash qe ne daten aq, muaji kaq, dhe ora aq, do bjere termet ne filan vend.
Perndryshe dikush le te thote se cfare do beje nese e lajmerojne qe do bjere termet ne filan vend aty nga fundi i beharit.
Mundesia per tu shoqeruar goditja e pare nga nje tjeter me e forte se ajo, nuk eshte thjesht çështje llogaritjeje matematike, por çeshtje e zones ku ndodh, pra e se cila pllake ka levizur dhe sa ka levizur, pra a ka zene vend pasi levizi, gjera keto qe vlejne vetem per statistike se aty per aty veshtire se mund te jepet pergjigje.”-shprehet ai më tej./ I.M-Dritare.net

















