
Ilaçet jo vetëm shërojnë, ato dhe vrasin: njerëz, karriera, martesa. Ja si!
Dritare.net

Nga Zaria Gorvett
Me “Pacientin Pesë” u njohëm në fund të viteve ‘50 kur një vizitë te mjekët i ndryshoi jetën.
Ai kishte diabet dhe ishte regjistruar për një studim për të parë nëse marrja e një "statini", një lloj ilaçi për uljen e kolesterolit, mund ta ndihmonte.
Deri më tani, çdo gjë është normale. Por menjëherë pasi ai filloi trajtimin, gruaja e tij filloi të vërejë një transformim të keq. Një njeri që më parë ishte i arsyeshëm, tani shpërthente në mënyrë eksplozive, nga hiçi dhe ishte shumë agresiv ndërsa ngiste makinën. Në një moment, ai paralajmëroi familjen që t’i qëndronte larg, të mos e vizitonte më në spital.
Nga frika e asaj që mund të ndodhte, “Pacienti Pesë” ndaloi drejtimin e makinës. Por edhe si pasagjer ai ishte shumë agresiv dhe shpeshherë gruaja e tij detyrohej të largohej nga makinë. Madje anulonte udhëtimet me të. Pas kësaj, gruaja e linte vetëm të shikonte televizor burrin e saj dhe ai qetësohej. Ajo frikësohej gjithnjë e më shumë për sigurinë e saj.
Udhëheqësja e një grupi kërkimor në Universitetin e Kalifornisë, Beatrice Golombi, u shpreh se një ditë pacienti tha: “Këto probleme nisën kur unë u regjistrova në këtë studim.”
I alarmuar, çifti iu drejtua organizatorëve të studimit. "Mjekët ishin shumë kundërshtues. Thanë se ai duhej të merrte ilaçet dhe të qëndronte në studim. ”,-thotë Golombi.
Por në këtë pikë, pacienti ishte aq agresiv sa injoroi këshillat e mjekëve. "Ai ulëriti rreth e rrotull, doli nga zyra e mjekëve dhe ndaloi marrjen e ilaçeve.”, -thotë ajo. Dy javë më vonë, atij iu rikthye personaliteti.
Të tjerët nuk kanë qenë aq me fat. Me kalimin e viteve, Golombi ka mbledhur raporte nga pacientë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, histori martesash të prishura, karriera të shkatërruara dhe një numër i madh burrash që kanë dashur të vrasin gratë tyre. Pothuajse në çdo rast, simptomat fillonin, sapo merrnin këtë ilaç, pastaj menjëherë ktheheshin në normalitet kur ndalonin së e konsumuari.
Ne të gjithë jemi të njohur me vetitë që disa ilaçe kanë, siç është ajo trullosjes së mendjes. Por rezulton se edhe ilaçet më të zakonshme janë shumë të fuqishme për trurin. Nga paracetamoli (i njohur si acetaminophen në SHBA), deri tek antihistaminet, statinat, ilaçet e astmës dhe ilaçet kundër depresionit, ka dëshmi që tregojnë se ato mund të na bëjnë impulsivë, agresivë ose të shqetësuar, të zvogëlojnë empatinë tonë për të huajt dhe madje të manipulojnë aspektet themelore të personaliteteve tona, si për shembull nervozimin, shkruan dritare.net
Në shumicën e njerëzve, këto ndryshime janë jashtëzakonisht delikate. Por në disa ato gjithashtu mund të jenë dramatike. Në vitin 2011, një baba francez paditi kompaninë farmaceutike GlaxoSmithKline, duke pretenduar se ilaçi që ai merrte për sëmundjen e Parkinsonit e kishte shndërruar atë në një kumarxhi dhe të varur nga seksi me gay-t, dhe ishte përgjegjës për sjelljet e rrezikshme që e kishin çuar në përdhunim.
Pastaj në vitin 2015, një burrë që shënjestronte vajza të vogla në internet përdori argumentin se ilaçi kundër obezitetit, Duromine e detyrojë që ta bënte këtë. Ai tha se këto ilaçe i zvogëluan aftësinë për të kontrolluar impulset e tij. Dhe çdo herë, vrasësit fajësojnë qetësuesit, ose ilaçet kundër depresionit për krimet e tyre.
Lista e ilaçeve keqbërëse, përfshin disa nga ilaçet më të konsumuara në planet, që do të thotë se edhe nëse efektet janë të vogla, ato mund të formojnë personalitetet e miliona njerëzve.
Hulumtimi për këto efekte nuk mund të vinte në një kohë më të mirë. Bota është në mes të një krize të ilaçeve të tepërta. Vetëm SHBA-ja blen 49,000 tonë paracetamolë çdo vit, ekuivalente me rreth 298 tableta paracetamoli për person dhe mesatarja amerikane që konsumon ilaçe me recetë në vlerë prej 1,200 dollarë për të njëjtën periudhë. Dhe ndërsa popullsia globale plaket, varësia jonë ndaj ilaçeve është e vendosur të rritet dhe madje të dalë jashtë kontrollit.
Si ndikojnë të gjitha këto ilaçe në trurin tonë? Dhe a duhet të ketë paralajmërime në kuti?
Golombi së pari dyshoi për një lidhje midis statinave dhe ndryshimeve të personalitetit gati dy dekada më parë, pas një sërë zbulimesh misterioze, siç është ajo që njerëzit me nivele më të ulëta të kolesterolit kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga një vdekje e dhunshme.
Nga kërkimet e saj, Golombi zbuloi se nëse vendosni primatët në një dietë me kolesterol të ulët, njerëzit bëhen më agresivë. Golombi është e bindur se kolesteroli i ulët mund të shkaktojë ndryshime në sjellje si te burrat ashtu edhe te gratë.
Nëse statinat po ndikojnë trurin e njerëzve, kjo ka të ngjarë të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e aftësisë së tyre për të ulur kolesterolin. Golombi në disa studime të saj ka konstatuar lidhjen mes nervozizmit dhe statinave. Ajo zbuloi se ilaçi rrit agresionin te gratë pas menopauzës, megjithëse, çuditërisht, jo te burrat.
Por Golomb është e bindur që kolesteroli i ulët dhe përdorimi i statinave mund të shkaktojnë ndryshime në sjellje si te gratë, ashtu edhe te burrat. Por ajo që e shqetëson studiuesen nuk është ndikimi i këtyre ilaçeve në personalitetin tonë, por mungesa e interesit për ta studiuar atë, informon dritare.net
“Theksi vihet te gjërat që mund të maten lehtësisht nga mjekët.”,- thotë ajo, duke shtuar se, për një kohë të gjatë, studimi për efektet anësore të këtyre ilaçeve u përqendrua te muskujt dhe mëlçia, sepse çdo problem në këto organe mund të zbulohet duke përdorur teste standarde të gjakut.
Këtë e mbështet edhe Dominik Mischkowski, studiues i dhimbjeve në Universitetin e Ohio, i cili thotë: "Ekziston një hendek i jashtëzakonshëm në hulumtim, kur bëhet fjalë për efektet e ilaçeve te personaliteti dhe sjellja. Ne dimë shumë për efektet fiziologjike të këtyre ilaçeve, nëse ato kanë efekte anësore fizike apo jo, ju e kuptoni. Por ne nuk e kuptojmë sesi ato ndikojnë në sjelljen njerëzore."
Në studimin e tij, Mischkowski ka zbuluar një efekt anësor të paracetamolit. Për një kohë të gjatë, shkencëtarët besonin se ilaçi bllokon dhimbjen fizike duke zvogëluar aktivitetin në zona të caktuara të trurit, siç është cipa izoluese, e cila luan një rol të rëndësishëm në emocionet tona.
Dhe hulumtimet e fundit kanë zbuluar se kjo cipa cerebrale është shumë më e ngjeshur nga sa mendohej më parë, sepse rezulton se qendrat e dhimbjes së trurit, ndajnë të njëjtin ambient me empatinë. Për shembull, skanimet e rezonancës magnetike funksionale kanë treguar që të njëjtat zona të trurit tonë bëhen aktive kur ne po përjetojmë "empati pozitive", ashtu si kur ne po përjetojmë dhimbje.
Nisur nga këto fakte, Mischkowski pyeti nëse qetësueset mund të na e bëjnë më të vështirë për të përjetuar empati. Së bashku me kolegët e tij nga Universiteti i Ohio dhe Universiteti Shtetëror i Ohio-s, ai rekrutoi disa studentë dhe i ndau në dy grupe. Njëri grup mori një dozë standarde prej 1.000 mg të paracetamolit, ndërsa tjetrit iu dha një placebo (hapje qetësuese e padëmshme). Rezultatet zbuluan se paracetamoli ul ndjeshëm aftësinë tonë për të ndjerë empati pozitive. Megjithëse eksperimenti nuk e vuri re empatinë negative, kur ne e përjetojmë dhimbjen e njerëzve të tjerë. Mischkowski dyshon se kjo do të ishte edhe më e vështirë për t'u parë pas marrjes së ilaçit.
Empatia nuk përcakton nëse je një person i mirë, ose nëse qan ndërsa shikoni filma prekës. Emocioni vjen me shumë përfitime praktike, duke përfshirë marrëdhënie më të qëndrueshme në çift, fëmijë të sjellshëm dhe karrierë më të suksesshme, raporton dritare.net
Teknikisht, paracetamoli nuk po ndryshon personalitetin tonë, sepse efektet zgjasin vetëm disa orë dhe pak prej nesh i marrin vazhdimisht ilaçet. Por Mischkowski thekson se ne duhet të jemi të informuar për mënyrat sesi ndikon te ne.
Një arsye pse ilaçet mund të kenë një ndikim të tillë psikologjik është se trupi nuk është një çantë organesh të ndara, përkundrazi, është një rrjet, në të cilin lidhen shumë procese të ndryshme.
Për shembull, shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë menduar se, ilaçet e përdoruara për trajtimin e astmës ndonjëherë shoqërohen me ndryshime në sjellje, siç është një rritje e hiperaktivitetit dhe mungesë të përqendrimit. Ndërsa kohët e fundit, hulumtimet zbuluan një lidhje misterioze midis vetë dy çrregullimeve, duke rritur rrezikun për t’u prekur nga njëri ose tjetri me 45-50%. Askush nuk e di pse, por sipas një konstatimi, ilaçet e astmës sjellin çrregullim të vëmendjes duke ndryshuar nivelet, ose serotonin ose kimikatet inflamatore, të cilat mendohet se janë të përfshira në zhvillimin e të dyja gjendjeve.
Të tjerë studiues kanë hulumtuar për ilaçet kundër depresionit, të cilat mund të ndikojnë në personalitetin tonë. Studiuesit u përqendruan më shumë te neurotizmi (nervozizmi), ku futen ndjenja e ankthit, frika, xhelozia, faji, zilia, etj.
Studiuesit morën një grup njerëzish dhe u dhanë qetësues paroxetinë antidepresive. Më pas ata vunë re se ndryshimet masive në neurtizëm vinin nga ilaçet e antidepresion dhe jo nga placebo.
Por surpriza më e madhe ishte se, ilaçet kundër depresionit i bënë pjesëmarrësit të ndiheshin më pak të dëshpëruar, ulja e nervozizmit ishte shumë e fuqishme dhe ndikimi që kishin në të ishte i pavarur nga i depresionit. Është e rëndësishme të theksohet se ishte një studim relativisht i vogël, dhe askush nuk është përpjekur ta përsërisë, prandaj mund të mos jetë plotësisht i besueshëm. Por ideja që ilaçet kundër depresionit po ndikojnë drejtpërdrejt te nervozizmi është intriguese.
Fakti që një njeri bëhet më pak nervoz, nuk do të thotë se është lajm i mirë. Kjo për shkak se ky aspekt i personalitetit tonë është si një thikë me dy prerëse. Po, shpeshherë lidhet me rezultatet e pakëndshme si vdekja e hershme, por gjithashtu edhe të menduarit gjatë me ankth, mund të jetë e dobishme. Për shembull, individët nervozë kanë tendencë të jenë më të rrezikuar dhe në situata të caktuara, shqetësimi mund të përmirësojë performancën e një personi.
Sipas psikiatrit amerikan, Peter Kramer, kur disa njerëz përdorin antidepresantë, mund të ndodhë që ata mos kujdesen për gjërat që njerëzit e tjerë e bëjnë. Nëse efektet negative janë të larta, a nuk duhet të paralajmërohen pacientët për faktin se, si trajtimi mund t’i ndryshojë ata?
Studiuesi, Robert DeRubeis thotë: "Nëse do të këshilloja një mik, sigurisht që do të dëshiroja që ata të kërkonin për këto efekte anësore që shkaktojnë këto ilaçe, si për shembull, shtimi në peshë.”
Në këtë pikë vlen të theksohet se, askush nuk po argumenton se njerëzit s’duhet t’i konsumojnë më këto ilaçe. Pavarësisht efekteve që kanë në tru, ilaçet kundër depresionit kanë treguar se ndihmojnë në parandalimin e vetëvrasjeve, ilaçet për uljen e kolesterolit shpëtojnë dhjetëra mijëra jetë çdo vit, dhe paracetamoli është në listën e ilaçeve kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetit për shkak të aftësisë së tij për të lehtësuar dhimbjen. Por është e rëndësishme që njerëzit të informohen për çdo efekt anësor të mundshëm psikologjik./Përshtati nga BBC për dritare.net: Kadrije Çako/dritare.net

















