Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Iku janari, SHBA u kërkon llogari politikanëve, policëve dhe prokurorëve : Ku janë peshqit e mëdhenj?

Iku janari, SHBA u kërkon llogari politikanëve, policëve dhe

Përmes një postimi në facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka postuar një foto me një pyetje të “Ora News” se tani që iku janari a kanë besim që do të arrestohen peshqit e mëdhenj.

Donald Lu u kërkon llogari politikanëve për arrestimin e peshqve që mëdhenj, dhe i pyet ato se ku janë rezultatet për premtimet e dhëna.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”

Ambasadori Donald Lu”,-thuhet në postimin e ambasadës së SHBA./ I.M-Dritare.net