Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ikën Gonzato, merr detyrën Ambasadorja e re e BE-së Sofia Moreira de Sousa

Sofia Moreira de Sousa zyrtarizon këtë të mërkurë marrjen e detyrës si ambasadore e BE-së në Tiranë, duke pasuar diplomatin italian Silvio Gonzato.

Në hapin e parë institucional, diplomatja portugeze do të dorëzojë kredencialet te Presidenti Bajram Begaj, duke formalizuar nisjen e mandatit të saj.

Moreira de Sousa vjen në këtë post me një karrierë të gjatë në diplomacinë evropiane. Ajo ka drejtuar më herët Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, ndërsa ka shërbyer edhe si ambasadore e BE-së në Kepin e Gjelbër.

Marrja e detyrës vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe procesin e integrimit evropian, që mbeten në fokus të agjendës politike dhe diplomatike të Tiranës./L.F-dritare.net