Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në Rrugën e Kombit. Si pasojë, një vajzë e mitur ka ndërruar jetë. Ajo po udhëtonte me babain e saj me makinë. Shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e rrugës. Vajza u dërgua me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra./L.F-dritare.net