Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

I gjetën miliona në shtëpi, gjyqtari dyshohet se ndryshoi akuzën e një vrasjeje

I gjetën miliona në shtëpi, gjyqtari dyshohet se ndryshoi
Me kërkesë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia e Tiranës ka kontrolluar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur rreth 300 milionë lekë të vjetra.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se prokuroria ka disa muaj që po heton për dyshimet për korrupsion rreth gjyqtarit. Sipas grupit të hetimit, gjyqtari i Apelit dyshohet të ketë marrë 20 mijë euro për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA./L.P./Dritare.net