Na ndiqni edhe në

Kronikë

I bie mbi trup pllaka metalike, vdes 40-vjeçari nga Librazhdi

I bie mbi trup pllaka metalike, vdes 40-vjeçari nga Librazhdi
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën teksa po punonte për të transportuar një pllakë të madhe metalike e cila aksidentalisht ka rënë mbi të, duke humbur jetën.

Shqiptari ndërroi jetë në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë.

Sipas burimeve mendohet se 40-vjeçari është banues në Librazhd, por për kushte të këqija ekonomike punonte emigrant prej vitesh në shtetin fshinj.

Në incident u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë shqiptar, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kretë dhe sipas medias shqiptari që humbi jetën ishte i moshës 40 vjeçare./D.M-Dritare.net