Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Humbi 19 kile në pak javë, ja dieta që ndoqi Adele!

Humbi 19 kile në pak javë, ja dieta që ndoqi Adele!
Realiteti i të qenit një person i famshëm është se je në qendër të vëmendjes, por kjo nuk është gjithmonë pozitive. Adele kohët e fundit çuditi fansat, kur u shfaq shumë e dobët.

Fansat e komplimentuan këngëtaren për fizikun e saj të ri.

Disa prej tyre, për të mos thënë të gjithë kishin një pyetje të rëndësishme: Si arriti që Adele të hiqte kaq shumë kile aq shpejt?

Të famshmit zakonisht promovojnë një jetesë të shëndetshme, veçanërisht nëse përgatiten për një rol filmi ose shkojnë në turne.  Adele ka qenë gjithmonë një shembull i pozitivitetit të trupit, duke dëshmuar se gratë mund të jenë të bukura në çdo formë e madhësi.

Këngëtarja duket e mrekullueshme tani. Por ekspertët e shëndetit shqetësohen se fansat e saj mund të ndjekin të njëjtin regjim kufizues, ndoshta të rrezikshëm të dietës së Adele, shkruan dritare.net

Adele ndoqi dietën trendi, Sirtfood për të humbur peshë. Adele nuk është e vetmja që ndoqi këtë dietë. Me sa duket, motra e Dukeshës së Kembrixhit Pippa Middleton është një fanse e saj.

Dieta e Sirtfood përqendrohet në përfshirjen e ushqimeve me pak kalori dhe lëngjeve jeshile në kombinime specifike. Përdoruesit raportojnë humbje të konsiderueshme në peshë sepse regjimi është tepër kufizues dhe kufizon marrjen e kalorive në 1000 kalori në fillim dhe 1.500 kalori në ditën e fundit. "Sirtfood" vjen nga përfshirja e ushqimeve të pasura me aktivizues sirtuin, për të cilët besohet se rrisin metabolizmin tuaj dhe djegin yndyrën.

Marrja e sa më pak kalorive është problemi kryesore që ekspertët shëndetësorë kanë me dietën. Dhe për shkak se është kaq kufizuese, nuk është një zgjidhje praktike për humbje peshe. Me fjalë të tjera, nëse Adele nis të ndjekë sërish dietë me 2,000 kalori në ditë, ajo lehtësisht mund ta fitojë peshën që humbi.

Më poshtë keni një listë me ushqimet e dietës Sirtfood!

-Lakër jeshile

verë e kuqe

luleshtrydhe

qepë

sojë

majdanoz

vaj ulliri ekstra i virgjër

çokollatë e zezë (85% kakao)

çaj jeshil Matcha

hikërr

shafrani i Indisë

arra

spec djegës

boronica

kafe.

Krijuesit e dietës pretendojnë se ndjekja e Sirtfood do të çojë në humbje të shpejtë të peshës, duke ruajtur masën muskulore dhe mbrojtur trupin nga sëmundjet kronike./K.C/dritare.net