Jupiteri dhe Saturni do jenë planetët që do ndikojnë më tepër tek jeta juaj gjatë këtij viti. Do jeni më komunikues, më të hapur ndaj risive dhe gjithë kohës do jeni në lëvizje. Nëse jeni në një lidhje nuk do vazhdoni jetën që keni bërë, por do eksperimentoni gjëra të reja. Mund të mendoni edhe për ndonjë udhëtim interesant. Ju beqarët edhe s'mund të gjeni personin ideal për të filluar lidhje afatgjata, por e sigurt është që do keni mundësi të shumta për aventura të cilat do iu kënaqin pa masë. Në planin financiar do jeni shumë të kujdesshëm dhe do mateni mirë para se të shpenzoni. Nuk do ketë aspak vështirësi nëse nuk e teproni. Shëndeti do ketë edhe momente delikate. Mirë është të bëni gjithë analizat dhe të kuptoni se nga çfarë ju vijnë shqetësimet. Gjithsesi nuk duhet të alarmoheni. Në punë do jetë vit i mirë për të mësuar gjëra të reja. Nga ana tjetër do jeni edhe më kompetentë dhe më të vendosur.