Horoskopi javor 4-10 nëntor 2019

Dashi

Këtë javë duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit.  Gjendja shëndetësore nuk do jetë e mirë. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.

Demi

Gjatë kësaj jave planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla. Sipas Dritare.net, shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

Binjakët

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Nëse jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një javë shume e bukur. Herë pas here nuk do bini dakord me partnerin, por shpejt do reflektoni dhe do arrini të bashkëpunoni për më të mirën e të dy palëve. Ju beqarët do takoheni me shume persona dhe do jenë disa që do ju pëlqejnë. Njihuni më mirë me ta para se të merrni vendimet përfundimtare në mënyrë që zemra të mos ju lëndohet. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe. Merruni edhe më shumë me aktivitet fizik dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Në punë do jeni gjithë kohës në kërkim të sfidave të reja dhe do keni arritje të njëpasnjëshme. Do ndiheni të qetë dhe shpesh krenare për veten.

Gaforrja

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni çdo gjë për ta mbajtur sa më pranë partnerin dhe pse jo ta surprizoni herë pas here atë. Ju beqarët do jene pa fat, kështu që sado të mundoheni ta ndryshoni statusin nuk do mundin dot. Në planin financiar duhet të mendoni vetëm si t’i përmirësoni të ardhurat. Po menduat të ndihmoni të tjerët keni për të pasur probleme serioze nga të cilat nuk do dilni dot. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë gjatë javës. Mund të ndiheni në ankth dhe mund të keni edhe probleme me zemrën. Në pune do jeni më të matur dhe do e programoni çdo hap qe do hidhni.

Luani

Kjo javë do jetë përgjithësisht e këndshme. Komunikimi juaj me të gjithë do jetë i shkëlqyer dhe kjo gjë do ju ndihmojë në planin profesional dhe personal. Nëse jeni në një lidhje do preferoni që çdo moment të lirë ta kaloni me atë që keni në krah. Pas mesit të javës mund të mendoni edhe për disa pushime në fundjavë. Ju beqarët ka rrezik të mbeteni vetëm edhe pse do e kërkoni në çdo moment princin tuaj të kaltër. Marsi do ju nxitë të jeni më të logjikshëm me shpenzimet dhe do keni një gjendje financiare të qëndrueshme. Shëndeti mund të ketë shqetësime vetëm ditën e parë dhe më pas do jeni më energjikë. Në punë, komunikimi, këmbëngulja dhe vendosmëria do jenë çelësat për të arritur atje ku dëshironi.

Virgjëresha

Nëse keni shpresuar për një javë plot hare dëshirat nuk do ju plotësohen. Për ju të dashuruarit kjo periudhë here pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndohen sesa do gëzohen. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me vështirësi të vogla. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni me nervoze si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.

LEXO DHE :  Në shtëpinë e Arbana Osmanit vijnë festat, përgatitet bredhi i Krishtlindjeve!

Peshorja

Mundohuni të bëni disa pushime gjatë kësaj jave dhe të shkoni jashtë qytetit tuaj. Do çlodheni, do reflektoni dhe do ju ndriçohen idetë. Nëse jeni në një lidhje mos u bëni impulsive dhe mundohuni të ruani ekuilibrin. Nuk duhet ta teproni as me nervozizmin apo inatin. Gjithsesi java nuk do ketë probleme të mëdha. Ju beqarët duhet të qëndroni edhe këtë javë nën shoqërinë e miqve. Edhe po të njihni persona të rinj shmanguni me lezet sepse nuk janë ata që po kërkoni. Keni bërë shumë shpenzime këto kohë dhe të gjitha këto do ndikojnë në buxhetin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm sepse do mbeteni duarbosh. Disa ditë mund të keni dhimbje koke por nuk duhet ta teproni me medikamentet. Sipas Dritare.net, në punë duhet të filloni projekte të reja dhe pritet sukses.

Akrepi

Asnjë problem serioz nuk do ju ndodhë gjatë kësaj javë. Gjërat e vogla do i kaloni sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një javë shumë pasiononte dhe me dëshira pak ekstreme. Nëse ju japin kënaqësi mos e privoni veten. Do keni shumë imagjinatë. Jeta e ju beqarëve do jetë e mbushur plot me takime. Mund të mos ketë dashuri të vërtetë, por shumë aventura të këndshme. Me paratë duhet të tregoheni të matur. Mos jepni hua sepse do mbeteni edhe për vete keq. Shëndeti nuk do jetë dhe aq i mirë. Do jeni në ankth dhe do keni probleme me qarkullimin e gjakut. Këshillohuni me mjekët për çdo problem. Këmbëngulja në pune do ju bëjë te arrini ato që doni.

Shigjetari

Këtë javë duhet të shpreheni sa më shumë. Edhe sikur nga ato që do thoni të lindin mosmarrëveshje është shumë më mirë sesa të jeni të qetë në pamje, por të vuani përbrenda. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t’iu trokasë në derë dhe t’iu thotë se do të krijoje një lidhje me ju. Po nuk dolët dhe po nuk pranuat ftesa për njohje të reja do mbeteni me të njëjtin status. Për financat do jetë një javë e begatë dhe me plot përmirësime. Rezistenca fizike mund të ketë herë pas here disa tronditje. Tregoni më tepër kujdes për veten.  Në punë duhet të prisni pak kohë për të arritur rezultatet e duhura nëse keni nisur së fundmi një projekt të ri. Asgjë nuk mund të realizohet menjëherë.

Bricjapi

Priten goxha vështirësi këtë javë dhe shpesh do ndiheni si të hutuar. Nëse keni një lidhje do konfliktoheni ashpër me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush sa do vijë e do përkeqësohet. Ju beqarët do jeni shumë të paduruar dhe ka rrezik të hidheni në krahët e personave të papërshtatshëm. Financat do përmirësohen furishëm dhe vetë do habiteni për ato që do ju ndodhin. Gjithçka do ndryshojë falë një trashëgimie që do merrni. Shëndeti do jetë më i mire së një javë më parë. Do ndiheni më të qetë dhe nuk do keni aspak shqetësime. Në punë do jeni gjithë kohës të frymëzuar dhe do ndiheni gati për të ndërmarrë sfida të reja.

Ujori

Këtë javë energjia do ju rrethojë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Gjithçka do ju ecë në drejtimin perfekt. Për të dashuruarit kjo do jetë një periudhë mjaft e mirë për të reflektuar mbi lidhjen që keni. Vazhdimësia e saj do varet nga mënyra sesi ju silleni dhe veproni. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë dëshirë të krijoni një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë. Do jetë një periudhë me shume fat për ju. Sektori i financave do jetë i mbrojtur dhe ju do keni mundësi t’i shtoni ato. Mos bëni shumë shpenzime. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por i mirë. Bëni kujdes me ushqimin dhe mos hani çdo gjë që ju del para. Në punë do bëni hapa përpara. Do jeni shumë dinamike dhe me besim në vetvete.

Peshqit

Planetët do sjellin butësi dhe progres në jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Nga ana tjetër me anë të forcës së dashurisë do mund të rregulloni edhe disa probleme. Nëse jeni në një lidhje i njëjti planet do të mbrojë lidhjen tuaj. Nuk do e lini më pas dore partnerin dhe gjërat nuk do përkeqësohen. Për ju beqarët mund të ketë edhe dashuri me shikim të parë, por ju duhet të jeni më të hapur. Ai që do e bëjë zemrën tuaj të rrahë fort mund të jetë dhe personi me të cilin do kaloni jetën. Mos e teproni me shpenzimet këtë javë sepse financat do jenë të dobëta. Me shëndetin duket se nuk do keni probleme. Edhe ata që vuajnë nga ndonjë sëmundje zemre do kenë përmirësime. Në punë do kërkoni rritje rroge, por nuk do merrni ende një përgjigje. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.