

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.
Demi
Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.
Binjakët
Mirë është të keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj jave në mënyrë që të kaloni cdo gjë. Nëse jeta juaj në çift ka pasur tronditje kohët e fundit, edhe këtë periudhë vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rruge më shumë. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje afatgjata. Buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja. Gjendja juaj shëndetësore nuk do jetë shumë e mirë. Mund të keni dhimbje artikulacionesh, kockash apo edhe dhimbje shpine. Në pune ka ardhur momenti të bëni zgjidhje të vështira, por mjaft të domosdoshme. Disa miq do iu ndihmojnë.
Gaforrja
Po nuk u nxituat çdo gjë do ju ecë mirë këtë javë. Jeta sentimentale e ju të dashuruarve do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni. Toleroni dhe mos kërkoni asgjë të pamundur sidomos në disa çaste delikate. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të ndiqni instinktin sepse vetëm ashtu do mund të gjeni personin më të përshtatshëm dhe do mund të ndryshoni status. Financat do jenë të dobëta prandaj shmangni çdo lloj investimi apo transaksioni. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se më parë megjithatë nuk do mundojnë disa shqetësime të vogla si dhimbje koke apo barku. Për punën do jetë një javë tejet ë vështirë. Vetëm duke bashkëpunuar me koleget dhe duke dëgjuar këshillat e familjareve do arrini atje ku doni.
Luani
Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj këtë javë dhe ndiqni intuitën pasi ato nuk do ju çojnë në drejtim të gabuar. Ju të dashuruarit do jeni akoma më shumë pasionantë dhe do e mbani në pëllëmbë të dorës atë që keni në krah. Nuk do mungojnë as surprizat nga ju dhe gjithashtu nga ai që keni në krah. Ju beqarët duhet të njihen më mirë me disa persona para se të japin fjalën. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do arrini t’i shlyeni një e nga një të gjitha borxhet. Jupiteri do ju mbrojë nga çdo lloj problemi shëndetësor dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Në punë do përfundojë periudha e vështirë dhe çdo gjë për ju do jetë më e lehtë për t’u arritur.
Virgjëresha
Kjo javë do jetë mjaft energjike sidomos për ju që jeni në një lidhje. Do përgatisni ëe çdo moment surpriza dhe do e mbani ne pëllëmbe të dorës partnerin. Edhe ai do kujdeset për ju. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit. Financat do jenë delikate në ditët e para. Pas të enjtes gjendja do fillojë të ndryshoje disi. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze. Nëse kujdeseni më tepër për veten, merrni sa më shumë vitamina dhe mbroheni virozat dhe vapa nuk do keni shqetësime. Në punë atmosfera do jetë shumë e zymtë. Do jeni shumë të shqetësuar, mirëpo nuk do gjeni dot zgjidhje.
Peshorja
Mundohuni t'i shmangni sa më shumë temat delikate gjatë kësaj jave nëse nuk doni të keni mosmarrëveshje me personat që ju rrethojnë. Nëse keni një lidhje ka rrezik që të rikthehet zymtësia në jetën tuaj. Do jeni shumë të ftohtë me partnerin. Ju beqarët vërtet do lodheni së kërkuari dashurinë, por në fund keni për ta gjetur atë që keni ëndërruar prej kohesh. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, megjithatë me pak maturi dhe përkujdes situata edhe mund të ndryshojë. Sipas Dritare.net, shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Merrini gjërat sa më shtruar dhe herë pas herë bëni yoga. Në punë do keni goxha komplekse dhe planet nuk do ju realizohen të gjitha.
Akrepi
Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t'iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.
Shigjetari
Këtë javë duhet të filloni t’i mendoni gjërat ndryshe dhe të konkretizoni disa projekte. Për të dashuruarit do jetë javë e mbushur me peripeci. Do ju dalin probleme të njëpasnjëshme dhe të dy palët do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Ju beqarët do jeni të gatshëm të joshni gjithë kohës dhe do tërhiqni pas vetes goxha persona. Të enjte ose të premte mund të filloni edhe një lidhje. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por as shumë i keq. Me një menaxhim të mirë do e mbani gjithë kohës situatën nën kontroll. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të vuani nga ndonjë sëmundje kronike, do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në pune do hasni vështirësi dhe shpesh do ndiheni konfuzë.
Bricjapi
Këtë javë planetët do ju ndihmojnë të thurni planet e duhura dhe të keni sa më shumë arritje. Nëse jeni në një lidhje do i keni të gjitha mundësitë për ta përmirësuar situatën. Do jeni edhe më liberale ndaj partnerit dhe mund ta lini atë të shkojë në ndonjë udhëtim me miqtë e ngushtë. Ju beqarët do e keni ende të vështirë ta gjeni personin e zemrës dhe kjo do iu brengosë tej mase. Në planin financiar Mërkuri do ju bëjë shume më të logjikshëm dhe nuk do iu dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Marsi do jetë ai që do favorizojë shëndetin e mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime nga stomaku do ndiheni më të qetë. Në punë do jeni me fat dhe do i realizoni objektivat. Ata që punojnë në bankë do kenë ngritje në detyrë.
Ujori
Nuk do jeni shumë të duruar gjatë kësaj javë dhe kritika më e vogël do iu acarojë. Nëse keni një lidhje mos e teproni me fjalët sepse jo vetëm që do e lëndoni atë që keni në krah, por do jepni edhe një imazh të keq mbi veten. Nëse jeni beqarë nuk duhet të mendoni se ngaqë nuk janë shumë të bukur askush nuk do ua hedhë sytë. Më shumë rëndësi ka shpirti dhe ju e keni të bardhë. Dikush do interesohet për ju dhe do iu propozoje nga mesi i javë. Në planin financiar situata do jetë si më parë. Shëndeti do jetë i qëndrueshëm. Bëni ndonjë kontroll rutinë për të qene më të qetë. Në punë shprehini idetë që keni sido që të jenë. Disave mund t’iu duken interesante.
Peshqit
Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë. Financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit, do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses. /dritare.net

















