Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i muajit dhjetor 2019

Horoskopi i muajit dhjetor 2019
Dashi

Ky muaj do jetë i mbushur me surpriza. Do jeni më të gatshëm për të reflektuar e për t’i marrë gjërat shtruar. Për sa i përket dashurisë, deri nga mesi i muajit nuk do i jepni shumë prioritet, por pas datës 14 gjithçka do ndryshojë rrënjësisht. Do jeni më romantikë dhe nuk do ngurroni as të bëni surpriza. Nëse jeni beqarë nuk do mund t’i rezistoni dot pamjes dhe buzëqeshjes së dikujt kështu qe pa u menduar gjate do  hidheni ne sulm. Gjëra të mira priten të vijnë këtë periudhë. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë herë më e mirë. Do ndiheni më energjikë dhe më dinamike se më parë. Në planin financiar duhet te jeni thjesht pak më te vëmendshëm kur të shpenzoni dhe të hiqnin disa para mënjanë. Në punë do filloni projekte të rëndësishme. Deri në datën 10 do programoni e më pas do veproni.

Demi

Po manipuluat keni për të pasur probleme serioze gjatë gjithë muajit. Nga ana tjetër mos e lini shumë pas dore partnerin sepse do e shkatërroni me dorën tuaj marrëdhënien që keni krijuar. Nëse doni që lidhja t’iu zgjatë duhet të bëni përpjekje, lëshime dhe kompromise. Partnerin vendoseni gjithmonë në plan të parë. Ju beqarët nuk do arrini dot t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen dhe ka rrezik të mbeteni të vetmuar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jenë më të mira. Nuk do ndiheni aspak nervoze, do ushqeheni si duhet dhe nuk do keni më as shqetësime nga dhëmbët. Në planin financiar vetëm duke kursyer nga pak do mund t’ia dilni mbanë. Në punë do filloni projekte akoma më të mëdha dhe të vetëm do arrini suksesin.

Binjakët

Këtë muaj gjërat nuk do ju ecin ashtu si i keni menduar. Nuk do jeni aspak optimistë dhe nuk do bëni as përpjekjet e duhura për ndryshime. Me partnerin tuaj  do keni keqkuptime dhe shpeshherë do debatoni keq me njëri-tjetrin. Ju beqarët nga ana tjetër do jeni në kërkim të personit ideal, por pa ndihmën e miqve nuk do e gjeni dot atë. Bëni durim deri në ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Për shëndetin duhet të kujdeseni akoma më shumë sepse situata do rëndohet javë pas jave. Financat për fat do jenë gjithë kohës të mbrojtura. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do i ndreqni ato menjëherë. Në pune do jeni të zotët dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shumë shpejt do ngriheni në detyrë.

Gaforrja

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet më të vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikoheni nga familjarët për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se më parë. Financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Luani

Gjatë këtij muaji do jeni më të matur dhe do reflektoni me kujdes para çdo hapi që do hidhni. Mund të sqaroni problemet dhe do hiqni një barrë të madhe që ju kishte rënë mbi shpinë. Nëse keni një lidhje romantizmi dhe kënaqësitë do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet dhe do doni t’i zgjidhni ato. Për ju beqarët data 13 do jetë fillimi i një jete të re. Do e çlironi veten nga meraku që keni pasur dhe do dashuroheni si ta ndieni. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla. Do ju duhet patjetër një kontroll tek dentisti dhe një tek gjinekologu. Financat kanë për të pasur gjithë kohës ulje dhe ngritje. Mundohuni të jeni sa më striktë me shpenzimet. Në punë, sado të vështirë ta keni, do bëni të pamundurën t’i mbaroni me sukses detyrat që iu janë dhënë.

Virgjëresha

Ky nuk ka për të qenë një muaj aspak i mirë. Do keni shumë pakënaqësi dhe shpesh di acaroheni. Përpjekjet që duhet të bënë për të zgjidhur situatat duhet të jene dyfish nga më parë. Nëse keni një lidhje mos i shkoni gjithmonë kundër partnerit sepse ne disa raste ai mund të ketë të drejtë. Më mirë mendoni të flisni me qetësi dhe të sqaroheni për çdo gjë. Momentet romantike do jenë të pakta. Ju beqarët do e kufizoni shumë veten dhe nuk do mund të arrini dot lidhjen që keni menduar. Do humbni mundësi të shkëlqyera që do ju dalin rreth datës 11 dhe 12. Shëndeti do ketë probleme. Bëni sa më parë analiza që të zbuloni në kohë çdo gjë. Për menaxhimin e financave duhet të kërkoni ndihmë nga specialistët sepse vete nuk do mund t’ia dilni. Në punë do ju dalin sfida të vështira pas datës 13 kështu që duhet të mblidhni të gjitha forcat për t’i përballuar.

Peshorja

Sipas parashikimeve ky ka për të qene një muaj pozitiv dhe më i favorshëm për marrëdhëniet me të tjerët. Do jeni të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të bindur. Nëse keni një lidhje do i shihni gjërat me optimizëm dhe do mendoni më tepër për të ardhmen. Mund të tentoni edhe për një fëmijë ju të martuarit. Ju beqarët mund të eklipsoheni nga dikush dhe pas datës 12 mund të mendoni të filloni edhe një lidhje. E rëndësishme është që do ndiheni përherë mirë e të përmbushur shpirtërisht. Sipas Dritare.net, shëndeti do jetë shumë i mirë. Kombinoni ushqimin e ekuilibruar me aktivitet fizik dhe do ndiheni edhe shumë më të rinj sesa jeni. Në planin financiar, që nga data 5, do ecni me një skemë të mirë përcaktuar dhe do dini sa para të shpenzoni. Në punë do jeni profesionistë dhe do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar aftësitë që keni. Dielli do ua qartësojë idetë dhe do ju bëjë më këmbëngulës.

Akrepi

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 13. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Shigjetari

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju cojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ju që muajin e kaluar keni vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 26.  Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 6 ose 7. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Ujori

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 18 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 14. Falë disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Peshqit

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia që do keni ju për t’iu dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm e të matur në mënyrë që mos gaboni. Dashuria e çifteve nuk ka për të pasur probleme. Do jeni shume kureshtarë për të provuar gjëra të reja dhe mund të shkoni bashkërisht edhe në aktivitete interesante kulturore e sociale. Ju beqarët do keni gjithmonë shumë persona që do ju vijnë rreth e rrotull, por në datën 15 do ndodhë diçka vërtet  e bukur së cilës duhet t’i përkushtoheni. Shëndeti mundet edhe të kalojë periudha delikate sidomos nëse i keni kaluar të dyzetat, megjithatë mos e lëshoni veten. Për financat deri në datën 10 duhet të merreni me menaxhimin dhe planifikimin që pastaj të dini si dhe sa të shpenzoni. Në punë do keni më shumë sukses nëse jeni në fushën e komunikimit ose shkencave shoqërore. Javën e tretë do keni më shumë besim tek vetja. /dritare.net