Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 5 shtator 2017

Horoskopi i datës 5 shtator 2017

Dashi- 21.03-20.04

Një çështje ligjore do të vendoset në favorin tuaj. Kjo do t’ua mundësojë të shkoni në një udhëtim që e keni shtyrë më parë. Do të jetë terapi e mirë të shkoni në një pushim të gjatë. Do të mund t’i lini pas të gjitha telashet dhe të lidheni me njerëzit në një mënyrë shumë domethënëse e të thellë. Nëse keni partner, lidhja juaj do të bëhet edhe më e fuqishme, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Jeni beqarë? Do të takoni ndonjë person të veçantë në këtë udhëtim.

Demi- 21.04-20.05

Mund të pranoni ndonjë çek të madh për një punë që e keni kryer para një kohe. Shfrytëzoni këto para për të blerë diçka që ua lehtëson përditshmërinë. Ndonjë kompjuter apo telefon i ri do t’u jepte më shumë kohë për të shijuar aktivitetet që ju pëlqejnë. Në vend se të peshoni orarin mes përgjegjësive të shtëpisë e punës, do të keni kohë për të shkruar, vizatuar apo pikturuar. Stresi që lidhet me dhimbjen do të zhduket.

Binjakët- 21.05-20.06

Bashkoni forcat me ndonjë profesionist sepse kësisoj do të jepni më të mirën nga vetja. Nëse ka diçka që nuk e pëlqeni është të largoheni nga disa detyra të caktuara që lidhen me takimet. Më me qejf merreni me secilën gjë që kërkon vëmendjen tuaj. Lëreni partneri tuaj të merret me gjërat e rëndësishme dhe vendimet urgjente: ata do t’ua komunikojnë informatat që duhet t’i dëgjoni. Kur jeni të lirë për t’u përhumbur në botën e kreativitetit, suksesi është i garantuar.

Gaforrja- 21.06-20.07

Kur bëni një punë që e keni për zemër do të ndiheni shumë mirë. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke promovuar të drejtat e kafshëve, merreni me kujdesin e fëmijëve apo ambientin. E rëndësishme është të vini gjithë kohën dhe energjinë tuaj në gjëra që vërtetë kanë rëndësi. Ju nuk jeni të kënaqur kur thjeshtë e merrni një pagë: jeni të përcaktuar të realizoni disa detyra që e bëjnë botën vend më të mirë.

Luani- 21.07-20.08

Një personit tuaj të dashur i duhet kujdesi juaj. Lëreni një partner romantik apo të afërm t’ua caktojë një intervistë pune, t’ua kryejë ndonjë shërbim zyrtar apo edhe mundësi kreative. Zakonisht ju jeni ata që jeni zemërgjerë me të tjerët. Lëreni veten të pranoni këtë mirësi kësaj radhe. Kur ua lejoni të tjerëve të kujdesen për ju, edhe lidhja juaj rritet. Mos e lini pa e shprehur mirënjohjen për ata që ju kanë ndihmuar.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Do të përmirësoni perspektivën e karrierës suaj nëse zhvendoseni në një zonë tjetër. Nuk ka rëndësi sesa të talentuar jeni, potenciali juaj i rritur do të kufizohet kur të jetoni në një vend tjetër. Përfitoni nga rasti të shkoni diku ku ka hapësirë për punë. Shumë shpejt do të fitoni një pozitë të rëndësishme. Nëse nuk jeni të interesuar të punoni për një kompani, hapeni biznesin tuaj.

Peshorja- 21.09-20.10

Një udhëtim i shkurtër zyrtar do të jetë shumë i suksesshëm. Do të mund të merreni me një person që ka kohë që i ka rezistuar përpjekjeve për t’u shoqëruar apo bërë biznes së bashku. Sekreti i suksesit tuaj është aftësia për të lënë mënjanë profesionalizmin dhe për t’u marrë me anët tjera të të qenit human. Kjo qasje kaq personale ju ndihmon të argëtohem edhe njerëzve që më së shumti merren me punë.

Akrepi- 21.10-20.11

Paratë shtesë do të mund t’i merrni nëpërmjet një ngjarje kreative. Merrni këshilla nga një kulturë që gjithmonë e keni admiruar. Krijimi i një shërbimi apo produkti me ndonjë person të jashtëm do të dalë me shumë sukses. Ditëve të sotme, njerëzit janë në kërkim të gjërave të reja, interesante dhe të pazakonshme. Nëse ofroni një alternativë për ta do ta keni më lehtë të fitoni para shtesë. Përdorni këto të ardhura për të udhëtuar në vende që gjithmonë ua kanë pushtuar imagjinatën.

Shigjetari- 21.11-20.12

Do të jetë e vështirë të gjeni momente qetësie. Të gjithë dëshirojnë të dëgjojnë këshillat tuaja. Megjithëse është gjë interesante të jeni kaq të dëshiruar, do ta keni presionin kudo që shkoni. Është koha të krijoni një ambient më të përshtatshëm. Nëse i mësoni të afërmit dhe kolegët të merren vetë me veten do të ju duhet kohë dhe durim. Mos u brengosni. Është mirë të ndani njohuritë.

Bricjapi- 21.12-20.01

Nëse po kërkoni punë, aplikoni në institucione siç janë spitalet, universitetet apo agjencitë qeveritare. Jo vetëm që do të keni shumë mundësi për t’u avancuar por edhe do të merrni përfitime të mëdha. Mos e lini pa kontribuar në një program. Nëse nuk përfitoni nga ky fond do të ishte sikur të hidhnit para. Jeni të kënaqur me punën aktuale? Kërkoni më shumë ndihmë nga ndonjë institucion religjioz, kulturor apo akademik.

Ujori- 21.01-20.02

Puna në një agjenci punësimi do t’ua lehtësojë të arrini marrëveshjet e dëshiruara. Më me dëshirë do të fokusoheshit në veten tuaj sesa të gjeni punë. Në vend se të angazhoheni vazhdimisht në një kompani, do të mund të keni një seri kontratash me punëdhënës të ndryshëm. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të mirë ta kuptoni se çfarë ju përshtatet. Me kalimin e kohës do të jeni gati ta dini saktë se ku duhet të aplikoni.

Peshqit- 21.02-20.03

Nuk ka kohë më të mirë sesa kjo për të ndryshuar disa gjëra dhe për të marrë rol të ri. Megjithëse nuk ju pëlqen qendra e vëmendjes, ju e dini sesi të punoni për avantazhin tuaj. Keni gatishmëri të promovoni produkte, të blini apo të shkoni në udhëtime zyrtare. Të gjithë që i keni takuar janë impresionuar nga kreativiteti juaj i madh. Ju i menaxhoni mirë edhe punët më bezdisëse. Kjo sepse gjithmonë kërkoni mënyra të reja e inovative për t’i bërë gjërat.