

Demi- 21.04-20.05
Mënyra e vetme për ta ditur se çka do të bëni gjatë javës, është ta keni në konsideratë dikë që e admironi e që mund të jetë në pozitë të njëjtë sikurse ju. Këshillat që do t’i merrni do të jenë të mira, por jo domosdo të realizuara. Të premten do të jeni të çorientuar dhe në situatë mjaft të vështirë. Gjatë fundjavës tërë kohën do ta kaloni duke u argëtuar dhe duke blerë.
Binjakët- 21.05-20.06
Në fillim të javës së ardhshme do të jeni të preokupuar me të ardhmen. Kjo nuk është gjë e zakonshme për ju, ngase zakonisht merreni me gjëra momentale. Mundohuni të mos iu shmangeni gjërave me rëndësi. Të premten merreni jetën si një lojë dhe mundohuni ta shfrytëzoni çdo moment për t'u kënaqur. Gjatë fundjavës të gjithë njerëzit që i keni përreth do të jenë të mrekulluar nga ju. Atëherë ka gjasa se do ta filloni një romancë të re.
Gaforrja- 21.06-20.07
Në fillim të javës së ardhshme do të jeni përplot energji, por nuk do të jeni në gjendje që të përqendroheni tërësisht në diçka që është me rëndësi të veçantë për ju. Relaksojeni trurin duke dëgjuar muzikë ose duke e lexuar ndonjë libër interesant. Të premten bëhuni më të shpejtë në raste urgjente dhe kur i duheni dikujt më së shumti. Gjatë fundjavës përgatitni diçka speciale për miqtë tuaj më të mirë. Mund të jetë kjo një darkë e paharruar që do t'ju bëjë të ndiheni mirë.
Luani- 21.07-20.08
Një problem i vogël në shikim të parë mund t'ju duket shumë i madh në fillim të javës së ardhshme. Mos u brengosni, sepse me pak durim dhe kujdes mund t'i zgjidhni të gjitha problemet - çfarëdo qofshin ato. Të premten, çdo punë që ju besohet do ta kryeni me përgjegjësi të plotë. Kështu do të lini përshtypje të mira tek njerëzit autoritarë. Gjatë fundjavës mos u befasoni nëse e gjeni veten të rrethuar me njerëz të cilët ju admirojnë por edhe ju xhelozojnë së tepërmi.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm e këtu qëndron bukuria e të qenit i veçantë. Në fillim të javës së ardhshme mund të ndodhë që ju ta harroni këtë gjë dhe të nervozoheni. Mundohuni të mos jeni shumë kritikë ndaj të tjerëve, ngase jo çdokush vepron njëjtë si ju. Të premten punët që ju presin, në shikim të parë do t'ju duken të tmerrshme, por mos u shqetësoni. Çdo gjë do të shkojë mirë nëse keni durim. Gjatë fundjavës do të kënaqeni me personin tuaj të dashur.
Peshorja- 21.09-20.10
Në fillim të javës së ardhshme, nëse nuk doni të goditeni nga një gjë që vjen nga lart, uleni kokën. Dosido, ju i keni detyrat që duhet t'i kryeni me kohë dhe s'keni mundësi të merreni me shumë gjëra në të njëjtën kohë. Të premten do të kaloni më tepër kohë me shoqërinë tuaj dhe me personin e dashur. Gjatë fundjavës do të jeni person shumë i shoqërueshëm dhe do të ndjeni përmirësim të dukshëm në aspektin financiar.
Akrepi- 21.10-20.11
Në fillim të javës së ardhshme do të keni arsye të mjaftueshme që të mos i zbuloni të fshehtat nga thellësia e zemrës suaj, ngase e dini se askush nuk do ta bënte të njëjtën gjë për ju. Fantazia, misteri dhe talentet e fshehta janë gjërat që do t'ju karakterizojnë më së shumti gjatë ditëve të mesit të javës. Ndërkaq, të premten e ndoshta edhe gjatë fundjavës, aftësitë tuaja diplomatike do të dalin në pah më shumë se kurrë. Suksesi nuk do t'ju mungojë, nëse keni më shumë taktikë në komunikim.
Shigjetari- 21.11-20.12
Rutina e përditshmërisë ju ka ardhur në majë të hundës, kështu që në fillim të javës së ardhshme planifikoni që të bëni diçka sa më të veçantë dhe interesante, e që do t'ju bëjë të ndiheni sikur të ishit person tjetër. Të mërkurën dhe të enjten gjërat do të jenë edhe më të lehta për ju dhe jeta do t'ju duket si një lojë e cila ju pëlqen ta luani. Të premten e ndoshta edhe gjatë fundjavës nuk ka shans që të ndiheni të mërzitur. Do të kënaqeni në shoqërinë e miqve tuaj më të mirë.
Bricjapi- 21.12-20.01
Në fillim të javës së ardhshme do të mund ta arrini shumë lehtë atë që e dëshironi. Do të befasoheni edhe vetë se si funksionon kjo punë. Të hënën dhe të martën do t'ju duket gjë e zakonshme të grindeni me ndonjërin nga anëtarët e familjes, por këtë situatë do ta kapërceni shpejt. Të premten do të merrni një apo më shumë dhurata. Gjatë fundjavës do të arrini që t'i sqaroni disa gjëra të rëndësishme me partnerin tuaj.
Ujori- 21.01-20.02
Në fillim të javës së ardhshme, një rishikim i gjendjes suaj financiare do t'ju kthejë për së mbari që ta merrni në konsideratë çdo shpenzim të kotë që bëni. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm, ngase pasojat nuk i bart dikush tjetër pos jush. Të premten do t'ju ofrohen mundësi të shumta për të mësuar. Ndërkaq, gjatë fundjavës, specialiteti juaj kryesor do të jetë hulumtimi nëpër gjëra të panjohura dhe mistike lidhur me romancën tuaj më të re.

















