Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 25 shtator 2017

Horoskopi i datës 25 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Nëse jeni duke kërkuar punë, hulumtoni raste, që kanë të bëjnë me mësimdhënie ose me shkrime. Duke ndarë njohurinë tuaj me studentë të avancuar do të fitoni më shumë vetëbesim. Mos u befasoni, nëse bëheni shumë të famshëm në sektorin edukativ. Studentët do të ndahen shumë të kënaqur me qëndrimin tuaj entuziast. Mbushni me kujdes letrat, që ua jep punëdhënësi juaj, sepse secili duhet të veprojë sipas rregullave.

Demi- 21.04-20.05

Zbulimi i një misteri ju vë në qendër të vëmendjes. Të gjithë admirojnë këmbënguljen tuaj të shkathtë. Ju nuk ndiheni shumë rehat me gjithë këtë popullaritet dhe preferoni të kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj. Për fat të keq, nuk do të keni shumë hapësirë për jetën private. Jepni më të mirën nga vetja, që të silleni sa më mirë me njerëzit, që do t’i takoni, sepse mund t’ ju hapin shumë dyer dhe mundësi në biznes.

Binjakët- 21.05-20.06

Një partner i mençur do t’ju ndihmojë të thyeni barrierat, që dikur ju kanë mbajtur si të burgosur. Gjithmonë jeni treguar të zotë sa u përket detajeve, por shpesh nuk i vëreni gjërat madhore. Nëse i ndihmoni mikut tuaj të realizojë një plan do të realizoni qëllimet tuaja në kohë rekord. Nëse jeni ende beqar, do të takoni një person të veçantë në klasë ose bibliotekë. Ju të dy do të ndjeni tërheqje të fuqishme për njëri–tjetrin.

Gaforrja- 21.06-20.07

Krijimi i një rutine të efektshme po ju jep kohë të kryeni punët dhe të relaksoheni. Jeni lodhur duke qenë të rrethuar nga kaosi. Përfitoni nga rasti, për të bërë një listë me gjërat, që ju nevojiten në zyrë. Nëse arrini kontrollin mbi situatën, do të keni më shumë kohë për të shkuar në koncerte, kinema dhe ndeja. Do të ndiheni më të çliruar edhe në aspektin psikologjik. Stresi gjithmonë ju ka shkaktuar efekte negative në punë.

Luani- 21.07-20.08

Një nga virtytet tuaja më atraktive është shpirti juaj fëmijëror. Keni një talent të veçantë, që vërehet në gjithçka që bëni. Jeni tip, që keni nevojë të relaksoheni duke dëgjuar muzikë, pikturuar, vallëzuar ose duke shkruar. Ka kaluar kohë e gjatë, qëkur nuk jeni marrë me këto aktivitete. Vizitoni ndonjë dyqan me piktura dhe dëgjoni këngët tuaja të preferuara më shpesh.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Përfitoni nga rasti për të krijuar një ambient më stimulues në shtëpinë tuaj. Pastrojeni dyshemenë, ngjyrosni muret dhe vendosni më shumë lule. Një pamje e mirë do të ndikojë shumë në krijimin e atmosferës dhe kjo është e rëndësishme, për çdo intelektual si ju. Po ashtu, investoni në disa llamba për të krijuar më shumë ndriçim të nevojshëm për të lexuar.

Peshorja- 21.09-20.10

Aftësia juaj për të ecur me rrjedhën e ngjarjeve ju bën lider të dëshiruar. Njerëzit kanë dëshirë t’ju tregojnë idetë e tyre, sepse ju gjithmonë jepni vlerësime kritike. Projektet, që janë në duart tuaja, gjithmonë dalin më të mirët. Do të merrni lajme të mira nga një i afërm ose fqinj, që do t’ju ftojë në një festë. Është e rëndësishme të kaloni kohë të mirë duke festuar me të tjerët.

Akrepi- 21.10-20.11

Është koha të bëni para nga puna juaj, në vend që të kërkoni alternativa të tjera. Kërkoni vende pune, që paguhen mirë. Nëse dini si të luani lojën do të përfitoni mjaft shumë. A keni dëshiruar ndonjëherë të shkoni në ndonjë udhëtim? Mund të gjeni hotel të mirë. Caktojeni sa më shpejt udhëtimin tuaj, sepse nuk do të gjeni kohë më të përshtatshme për të pushuar.

Shigjetari- 21.11-20.12

Mendja juaj kureshtare po ju jep popullaritet të favorshëm. Duke bërë shumë pyetje do t’i krijoni vetes një vend më të mirë në ekip. Disa persona me autoritet do të vlerësojnë fuqinë tuaj intelektuale, por shumë shpejt do të kuptojnë sesa mendjehapur jeni. Ju nuk jeni tip, që keni dëshirë t’i mbivlerësoni njohuritë tuaja. Përkundrazi, gjithmonë gjeni mënyra, që të gjithë të shfaqin talentin e tyre. Kjo është arsyeja pse të gjithë ju dëshirojnë në ekip.

Bricjapi-21.12-20.01

Besoni zemrës, në vend të kokës. Keni instinkte të mrekullueshme, sa u përket projekteve edukative ose kulturore. Megjithëse, puna juaj është më shumë prapa skenës, do të fitoni mjaft. Lejoni që një shef i juaji të shohë punën tuaj të vështirë. Do të fitoni eksperiencë të vlefshme dhe do të përfitoni edhe materialisht. Ka gjasë, që do t’ju dërgojnë në ndonjë udhëtim. Pasi t’ju caktojnë detyrat, do të keni kohë edhe për t’u argëtuar.

Ujori- 21.01-20.02

Miqtë kanë besim në ju, kur është fjala për vendime të mëdha. Jeni në gjendje të shihni të gjitha anët e problemit dhe për këtë njerëzit ju çmojnë. Zakonisht, ka edhe njerëz, që zhgënjehen, por me rëndësi është se askush nuk ndihet i tradhëtuar. Ka mundësi, që shefi juaj do t’ju kërkojë të angazhoheni në një projekt. Megjithëse, nuk e keni idenë se me sa përgjegjësi do të përfshiheni në të, do të keni dëshirë të krijoni diçka të vlefshme. Ky është shansi për t’i shërbyer një popullsie të neglizhuar.

Peshqit- 21.02-20.03

Aftësitë tuaja për të folur dhe shkruar do t’ju sigurojnë një punë impresive. Megjithëse, ka raste kur tregoheni të turpshëm, ju e dini si duhet të silleni në situata të caktuara. Gjërat, të cilat keni dëshirë t’i diskutoni në publik janë të drejtat e kafshëve, restaurimet ose temat emocionale. Shkruani në ndonjë blog ose fushatë, sepse do të përjetoni sukses të madh. Përdoreni këtë fitore për të siguruar rritje rroge. Ndërkohë, do të jeni "yll" edhe në një organizatë humanitare.