Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 23 nëntor 2017

Horoskopi i datës 23 nëntor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Është e vështirë t’i rezistohet shkëlqimit të një personi të kompletuar. Duke bashkuar forcat me të, perspektiva juaj profesionale do të përmirësohet dukshëm. Kjo nuk është pjesa më e mirë e këtij bashkëpunimi. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, do të mundë ta largoni veten krejtësisht nga kënaqësia sensuale. Jeni në lidhje romantike? Përfitoni nga rasti ta dërgoni partnerin në një festë të rëndësishme.

Demi- 21.04-20.05

Shfaqeni dashurinë kudo dhe kurdo që mundeni. Zakonisht jeni të rezervuar dhe kjo bën që të afërmit e të dashurit tuaj të pyeten se çfarë ndjenjash keni për ta. Shkruajeni një letër dashurie, dërgojeni një dhuratë apo postojeni një mesazh mirënjohës nëpër medie sociale sepse do të pranohet mirë. Le të jetë ky fillimi i një transformimi të thellë. Zëvendësoni një pjesë të kritikës me lëvdata të sinqerta.

Binjakët- 21.05-20.06

Ju rekomandohet të krijoni një bashkëpunim. Kur keni një partner do të mund të blini ju vetë materialet, të merrni pajisje me qira dhe të keni më shumë sukses. Në fillim, nuk do të mund të siguroni pagë. Por do të përfitoni me përqindje. Kjo do t’ju detyrojë të jetoni me një buxhet të kufizuar në fazat e hershme, por mos u shqetësoni. Shumë shpejt do të përhapen fjalë të mira për produktet e shërbimet tuaja dhe do t’ju ndihmojnë ta përfundoni një fazë të vështirë.

Gaforrja- 21.06-20.07

Një takim romantik ju bën të ndiheni sikur po ecni në ajër. Pastrojeni orarin dhe fokusohuni në të dashurin. Kur kaloni kohë të mirë së bashku, do të mund të qartësoni të gjitha mosmarrëveshjet dhe të kini fillim të ri. Nëse jeni beqar, do ta takoni ndonjë person të veçantë në ndonjë klub nate, organizatë ambientaliste apo dyqan antikitetesh. Nëse luani të vështirin do të funksionojë mirë. Jeni lodhur duke dhënë më tepër seç merrni.

Luani- 21.07-20.08

Një punë e mrekullueshme do t’ju ofrohet. Ka shumë mundësi që ky vend pune do t’ju mundësojë të punoni nga shtëpia. Duke pasur mundësinë të largoheni nga zyrat do të mund të merreni më shumë me punë të brendshme. Në vend se të përballeni me trafikun, do të mund të përgatisni ushqime të shijshme për të afërmit e të dashurit. Në vend se të humbni energji të vlefshme duke u marrë me politikat e zyrës, mund të fokusoheni krejtësisht në detyrat tuaja. Në fund të ditës do të keni më shumë energji për të pushuar dhe bërë projekte kreative.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Lejojeni një partner romantik t’ua prezantojë një aktivitet apo produkt që i pëlqen vërtetë. Do të befasoheni këndshëm pasi t’i bashkoheni për ndonjë lojë, shëtitje apo ushqim. Duke qenë të hapur ndaj sugjerimeve të të tjerëve do të përmirësoni edhe dinamikën tuaj. Ju pëlqeni rutinat familjare, por edhe jeni fleksibil. Duke u mbështetur në disa anë të eksperimenteve dashuria do të lulëzojë. Jeni beqarë? Do të takoni dikë të veçantë në një shëtitje të pazakonshme.

Peshorja- 21.09-20.10

Shpejt do të keni në dispozicion më shumë para për luks. Përfitoni nga rasti të blini orendi dhe stoli të bukura për shtëpinë. Nëse duhet ta gjeni ndonjë vend të ri për të jetuar, do ta gjeni në ndonjë zonë të bukur. Jeni tipa shumë të shoqërueshëm kështu që është e rëndësishme të keni jetë të qetë dhe larg publikut. Edhe nëse jetoni në ndonjë qytet të zhurmshëm, mund të gjeni vende të qeta. Duke pranuar sugjerime do të gjeni vend të duhur.

Akrepi- 21.10-20.11

Do të merrni lajme që ju gëzojnë shumë. Mos u ngutni t’i ndani këto informata me të tjerët. Sa më gjatë që mbani gjërat nën kontroll, aq më përfituese është për ju. Nëse filloni një punë, bëhuni gati të negocioni kontratën. Duke qëndruar në vendin tuaj do të godisni me një marrëveshje për të cilën do t’ua kenë zili kolegët. A do të zhvendoseni me lokacion. Ka mundësi të gjeni një vend të mirë në minutën e fundit.

Shigjetari- 21.11-20.12

Puna prapa skenave do t’ua përmirësojë statusin financiar. Nëse keni dy vende pune, mos lejoni punëdhënësit të dinë për njëri-tjetrin. Kjo do të mund t’ju dëmtonte. Jeni shumë të famshëm që jeni tipa që punoni shumë por ka dallim mes gënjeshtrës dhe asaj që t’i vendosni të gjitha letrat tuaja mbi tavolinë. Kur kolegët ju shtrojnë pyetje provokuese, s’është e nevojshme që t’u përgjigjeni.

Bricjapi- 21.12-20.01

Merrni shumë ndihmë nga kolegët. Kur të përballeni me një sfidë serioze, kërkoni ndihmë. Një person që ka shumë burime financiare do të ndihet i lumtur t’i ndajë gjërat e veta me ju. Në vend se të blini pajisje të shtrenjta, mund t’i huazoni ato. Doni një vend pune? Një referencë e mirë nga ish kolegët do t’ju ndihmojë shumë. Po kërkoni dashurinë? Pranojeni ofertën e një të afërmi që t’ju takojë me dikë.

Ujori- 21.01-20.02

Nëse e keni ruajtur besimin e dikujt do ta përfitoni një mundësi të mrekullueshme në karrierë. Një thashetheme mund t’ju tundojë pak ta ndani një histori por është mirë të mos flisni. Mendoni për kohët kur dikush ju ka tradhtuar. A keni dëshirë të rrezikoni një lidhje të mirë për hir të popullaritetit? Sapo ta dëshmoni veten si person që mund t’i besohet do të merrni shumë punë të rëndësishme që kërkojnë diskrecion.

Peshqit- 21.02-20.03

Një mik ka qenë duke flirtuar me ju. Nëse hyni në romancë me të do të jetë një transformim i madh. Do të jetë ndjenjë e mrekullueshme të jeni me dikë që i besoni dhe mbështet ëndrrat tuaja. Ditët kur keni humbur kohë me rebelët kanë përfunduar. Nëse keni partner, pranojeni një ide të rrezikshme të tij. Duke u zhvendosur në një drejtim të ri do të arrini sukses edhe kreativ edhe profesional.