

Nëse prisni të gjithë hapat nga partneri do të shtroni rrugë për pasion. Mos insistoni t’i bëni gjërat vetë dhe bëhuni më përgjegjës ndaj nevojave të partnerit tuaj. Kurdo që dilni me të, lëreni ta zgjedh restorantin apo filmin. Mos e lini t’ua bëjë gjithmonë qejfin juve. Nëse dëshmoni një dëshirë reale për të përmbushur nevojat e tyre do të ndjeni se shumë gjëra do të përmirësohen. Jeni beqarë? Shkoni në ndonjë tubim edukativ, religjioz apo kulturor.
Demi- 21.04-20.05
Është koha e duhur të merreni me çështje shëndetësore. Nëse e vëreni ndonjë dhimbje të bezdisshme, është mirë ta caktoni një vizitë shëndetësore. Mund t’ju duhet kohë para se ta shihni doktorin, dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndërmerrni hapa tani para se të kthehet në gjendje serioze. Kur trupi juaj nuk është në formë të mirë, keni mungesë të energjisë së nevojshme për të arritur qëllimet tuaja. Është terapi e mirë të pushoni.
Binjakët- 21.05-20.06
Një lidhje romantike po bëhet serioze. Ka mundësi të fejoheni apo martoheni. Zakonisht, jeni shumë në mëdyshje kur është fjala për angazhime afatgjata. Ideja që t’ia dedikoni veten krejtësisht një personi ju mbush me ankth. Por tani që e keni takuar dikë që është tip aventuresk dhe kurioz, frika juaj është zhdukur. Jeni në lidhje? Lëreni gjysmën tjetër të bëjë diçka për ju.
Gaforrja- 21.06-20.07
Puna nga shtëpia mund t’ua ngrejë produktivitetin. Kur e menaxhoni mirë ambientin, e keni më lehtë t’i përmbushni qëllimet. Shpërqendrimet në zyrë siç janë për shembull thashethemet e kolegëve apo dritat e forta mund të ndikojnë në performancën tuaj. Kurdo që punëdhënësi e sheh se sa mirë performoni kur ua beson vetë ambientin, do t’ju lë të lirë. Kjo është gjë shumë e mirë sepse ju gjithmonë doni të punoni të pavarur.
Luani- 21.07-20.08
Tregohuni të hapur për mendimet dhe ndjenjat tuaja. Do të kënaqeni kur të zbuloni se shumë kolegë tuaj ndajnë të njëjtat përshtypje. Duke u bashkuar me ta, mund të zgjidhni një situatë problematike që ju ka penguar prej kohësh. Nëse e bëni këtë gjë, puna do t’ju duket si lojë. Në vend se të merreni me një klient të vështirë apo detyrë shtypëse, do të jetoni lirshëm në harmoni.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Është e rëndësishme të kujdeseni për ndjenjat e dëshirat. Në vend se të vazhdoni një rutinë automatike, hyni në një rrugë më domethënëse. Mund t’ju duhet t’i ndani disa orë nga puna dhe të merreni më pak me përgjegjësi familjare. Por këto nuk janë të rëndësishme dhe nëse dikush provon t’ju bëjë të ndiheni fajtor për prioritetet tuaja, tregojani vendin. Më s’keni dëshirë të bëni punën e dikujt tjetër.
Peshorja- 21.09-20.10
Një fushatë promovuese do të jetë shumë e suksesshme. Është mirë ta realizoni prezantimin me fakte e dëshmi të besueshme. Njerëzit admirojnë hirin, mençurinë e sofistikimin tuaj. S’ka rëndësi a po kërkoni investitorë, intervista për punë apo po e shfaqni anë tuaj kreative, me rëndësi është se do të merrni përgjigje entuziaste. S’ka rëndësi se në çfarë industrie jeni, është koha ta lansoni një ueb faqe. Kur jeni në komunikim direkt me të tjerët e zgjeroni perspektivën profesionale.
Akrepi- 21.10-20.11
Nëse kërkoni dhe besoni, do të merrni shumë prapa. Një qasje pozitive do t’ua mundësojë të përfitoni nga energjia pozitive që po ju rrethon. Pranoni një ofertë të vogël pune sepse do të shtroni rrugë për mundësi të reja që të bëni para. Do të punoni prapa skenës për një person të shquar. Provoni të mos e vini gjithë energjinë tek të tjerët. Do të kompensoheni mirë për kontributin tuaj dhe do të mund të udhëtoni me këto para.
Shigjetari- 21.11-20.12
Një mik, i afërm ose fqinj ju ka bërë ofertë që është tepër e mirë për t’u refuzuar. S’ka rëndësi a ju kanë ftuar në një pushim të shtrenjtë apo intervistë për një artikull, do ta shijoni fatin e mirë. Universi po ju dhuron. Këtë po e shihni si shpërblim për sjelljen jo egoiste. Gatishmëria juaj për të bërë sakrifica personale për njerëzit tjerë, po ju kthehet në favor. Përqafojeni fatin tuaj të mirë pa asnjë hezitim.
Bricjapi- 21.12-20.01
Ju rekomandohet të ndiqni një mundësi karriere të profilit të lartë. Keni aftësi të jashtëzakonshme të udhëheqësit. Nëse e merrni këtë punë do të mund të shfrytëzoni shumë dhunti tuajat. Kur merreni me një ekip të talentuar do të ndiheni mirë. Mos hezitoni të punësoni njerëz që nuk kanë qasje konservative. Këta individë do ta vlerësojnë se besoni në ta. Në vend se të zmbrapsen do të dyfishojnë përpjekjet për t’ju bërë të dilni mirë. Është situatë ku ju fitoni me doemos.
Ujori- 21.01-20.02
Në vend se të fokusoheni në disa telashe, fokusohuni tek qëllimet. Do ta zbuloni më vonë se cila është rruga për t’i mënjanuar pengesat. Aktualisht Universi po ju kërkon të ndërmerrni disa rreziqe. Dhe nëse kjo nënkupton të hyni në një zonë të re biznesi, të shkoni në ndonjë kurs sfidues apo edhe të udhëtoni diku, bëjeni. Mos i dëgjoni ata që parashikojnë rrezikun dhe as paralajmërimet e tyre.
Peshqit- 21.02-20.03
Nëse mund të konceptoni diçka, mund edhe ta realizoni. Në vend se të prisni që t’ju vijë puna e duhur, manifestojeni atë. Kaloni disa momente të secilës ditë për të kryer punë që ju bën të ndiheni të lumtur. Këto fantazi do të ju bëjnë të dukeni më magnetik dhe të tërhiqni mundësi që dëshironi. Vizualizimet tuaja do të rrisin edhe ambicien tuaj.

















