Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 20 shkurt 2020

Horoskopi i datës 20 shkurt 2020

Dashi

Gjatë kësaj dite do dini t’i bëni me kujdes llogaritë dhe nuk do futeni aspak nëpër probleme. Mund të merrni edhe vendime shumë të rëndësishme. Për ju që keni një lidhje do ketë shumë momente të këndshme. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do ndiheni më gati se kurrë për aventura sado që ato të zgjasin. Në punë do kërkoni një post të ri dhe falë gjithë arritjeve dhe rezultateve që keni pasur do ja dilni me sukses. Shefat do kërkojnë me çdo kush t’iu kenë në stafin tuaj. Në planin financiar do keni goxha vështirësi megjithatë me pak përkujdes do ja dilni mbanë. Disa familjarë do ju gjenden afër.

Demi

Sado që të mundoheni nuk do mund të jeni të lumtur gjatë kësaj dite. Pjesën më të madhe të fajit e keni vetë dhe keni për ta zbuluar. Ju që keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe kjo do e nxehë në disa momente atmosferën. Mirë është të qetësoheni e të flisni hapur dhe përballë me partnerin. Ju beqarët do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Në punë duhet të verifikoni çdo gjë para se të veproni në mënyrë që të mos përballeni me të papritura të pakëndshme. Mund të keni edhe vonesa që nuk do ju pëlqejnë aspak. Sipas Dritare.net, financat do mbeten ashtu si kane qenë. Të paktën do keni aq para sa për të kryesh shpenzimet më të domosdoshme.

Binjakët

Edhe pse planetët do ju bëjnë përgjithësisht të logjikshëm sot, shpesh do e humbisni besimin tek vetja dhe do ndiheni të pasigurt për të vepruar. Klima për ju të dashuruarit nuk do jetë aq e ngrohtë sa ju e kishit menduar. Në disa momente do keni edhe mosmarrëveshje me partnerin. Tregohuni sa më të matur. Ju beqarët do jeni të pavëmendshëm dhe nuk do përfitoni aq sa do doni nga ftesat që do iu bëhen. Në punë do ju duket gjithçka e vështirë dhe do mendoni se nuk mund ta arrini kurrë atë që ju kërkohet. Optimizmi do ju mungojë tërësisht. Financat nuk do jenë aspak problematike edhe pse do kryeni ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite nuk do jeni në humor të mirë dhe do influencoheni lehtësisht nga të tjerët. Shpesh do ndodheni edhe në situata delikate. Nëse keni në një lidhje do e kundërshtoni partnerin tuaj dhe do keni mosmarrëveshje të shumta me të. Kujdes sepse edhe durimi i tij e ka një kufi. Ju beqarët nuk do keni sukses në dashuri edhe pse do lëvizni çdo gur që të keni në dorë. Do ju duhet ende të prisni edhe pak kohë. Në punë, duke punuar në grup, keni për të pasur arritje më të mëdha. Do keni karakter të fortë dhe nuk do përthyheni para sfidave. Në planin financiar do jeni shumë të vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen më të vogël.

Luani

Do jeni shumë më optimistë gjatë kësaj dite dhe Dielli do iu japë akoma më tepër energji. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak dyshime mbi partnerin dhe jeta do ju ecë si e kishit ëndërruar. Mund të provoni edhe kënaqësi dhe eksperienca të reja. Ju beqarët do i jepni më shumë prioritet se kurrë dashurisë dhe nuk do lini vend pa kërkuar princin e kaltër. Fati do jetë me ju. Në punë çdo gjë që keni pritur do ju realizohet më në fund. Do keni mbështetjen e pakushtëzuar të shefave dhe do merrni goxha përgëzime prej tyre. Për asnjë moment nuk do ndodhë asgjë e pakëndshme. Gjendja e financave do fillojë të ketë përmirësimet e para. Ja që sakrificat që keni bërë do japin rezultatet e shumëpritura.

Virgjëresha

Nuk do jeni gjithmonë të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe mund të bëni gabime që do ju kushtojnë. Nëse jeni në një lidhje do i jepni më shumë prioritet jetës suaj sentimentale duke lënë pas dore miqtë dhe familjarët. Sido që të jetë ata do ju kuptojnë. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe emocionet të njëpasnjëshme. Ju beqarët do ndiheni shumë mirë me statusin që keni dhe as që do doni të bëni ndryshime. Në punë mjaft folët, por hyni sa më parë në veprim. Nga ana tjetër mundohuni të jeni edhe më të organizuar në mënyrë që t’i keni gjërat më të lehta për t’i zgjidhur. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni të gjitha problemet e mbetura pezull.

Peshorja

Për shkak të ndikimit të madh të Marsit dhe Saturnit ka mundësi të bëheni paksa egoistë gjatë kësaj dite. Kjo gjë ka për t’iu sjellë probleme. Për ju të dashuruarit do jetë ditë tejet e tensionuar kjo e sotmja. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin që keni në krah dhe do keni debate të njëpasnjëshme. Ju beqarët do tregoheni të arsyeshëm dhe nuk do hidheni menjëherë në krahët e personit që do ju dalë para. Në punë do ju duket sikur dita nuk do ketë fund dhe do lodheni tej mase. Edhe minutat do ju duken orë prandaj do e shtyni kohën duke pirë kafe, duke shkuar në tualet dhe duke u ajrosur në ballkon. Sipas Dritare.net, në planin financiar gjendja nuk do jetë ashtu si e keni dashur.

Akrepi

Do jeni shumë të përkushtuar me çdo gjë që do bëni sot dhe do jeni të vëmendshëm edhe ndaj detajeve. Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet. Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje dhe do ndiheni plotësisht të qetë. Ju beqarët do merrni një propozim nga një person i njohur i cili do ua ndryshojë rrënjësisht jetën. Në punë do i keni idetë e qarta dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Nuk priten aspak probleme dhe vështirësi. Gjendja e financave do fillojë të normalizohet pak sepse do i frenoni shpenzimet. Po menduat më shumë për të ardhmen gjërat do ju ecin për mrekulli.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk priten as gjëra të jashtëzakonshme, por as sfida të vogla të cilat do i keni të vështirë t’i përballoni. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni aspak probleme në jetën tuaj, përkundrazi do merreni vesh më mirë me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni shumë të shpërqendruar dhe as që do ju shkojë nëpër mend të krijoni një lidhje. Ka gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për ju në këto momente. Në punë do doni të keni performanca sa më të mira dhe do ja arrini qëllimit pa u sforcuar shumë. Shefat do jenë krenarë që ju kanë pjesë të stafit. Financat do mbeten tejet të trazuara. Mos shpenzoni pa u menduar sepse do keni vështirësi.

Bricjapi

Edhe pse e keni aftësinë për t’u përshtatur gjatë kësaj dite sërish gjërat nuk kanë për t’iu ecur ashtu si i kishit menduar. Hëna do sjellë turbullira. Ju që jeni në një lidhje do ndiheni tejet të vetmuar. Do qëndroni në heshtje duke pritur që partneri t'i kthejë sytë nga ju në ndonjë moment. Ju beqarët do kaloni momente të këndshme me miqtë tuaj, por duke dalë nëpër lokale apo ambiente të tjerë me ta mund të njiheni edhe me persona të rinj. Në punë nuk do dini të silleni me kolegët dhe ata do ju marrin inat. Duke qenë të stresuar nuk do arrini dot të realizoni as objektivat që i kishit vënë vetes. Buxheti duhet mbajtur më tepër nën kujdes. Shpenzimet e tejskajshme duhen shmangur sa më shumë.

Ujori

Sado të mundoheni sot nuk do dilni dot nga izolimi ku jeni futur. Shumicën e kohës do jeni të mërzitur dhe do ju duket vetja të pashpresë. Ju të dashuruarit nuk do arrini dot të ruani ekuilibrin në jetën tuaj dhe mosmarrëveshjet do ua bëjnë ditën të padurueshme. Sipas Dritare.net, nëse jeni beqarë do keni plot njohje të reja me persona interesantë. Vazhdojeni për njëfarë kohe këtë njohje para se të hidhni hapa më tej. Në punë pritet një ditë me disa ndryshime të vogla. Mund t’iu bëhen disa ftesa për t’iu nxitur të dilni në dritë. Pranojini sepse po vazhduat të qëndronit si përherë çdo gjë do ju duket më e errët. Situata financiare do përmirësohet falë përkudjesit tuaj dhe falë ndihmës së disa të afërmve.

Peshqit

Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë gjatë kësaj dite duke ju bërë më të zotët për vete e duke hedhur hapa të rëndësishme. Nuk do ketë asnjë lloj rreziku për probleme. Ju të dashuruarve do iu jepet mundësia t’ia provoni edhe njëherë tjetër devotshmërinë atij që keni në krah. Mbrëmja do jetë më emocionuesja dhe më pasionantja për ju. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni njëkohësisht nga shumë persona dhe nuk do dini kë të zgjidhni për ta pasur në krah. Nëse e keni humbur tashmë punën, mos rini këmbëkryq, por bëni përpjekje për të kërkuar një të re. Mundësitë sot do jenë të mira kështu që po nuk përfituat sot nesër do jetë më keq. Në planin financiar do merrni masa të rrepta në mënyrë që gjendja të fillojë të stabilizohet. /dritare.net