Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 20 dhjetor 2017

Horoskopi i datës 20 dhjetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Vetëdisiplina juaj është aset, jo detyrim. Derisa të tjerët janë duke humbur kohën kot, ju bëni përparim real drejt realizimit të një qëllimi. Vazhdoni studioni, punoni e ushtroni. Rrini larg njerëzve që ju tundojnë të silleni keq. Në fund, do të tërhiqni mundësi të arta që ju duhen për të ecur përpara. Në vend se të mbaheni peng të një pune të keqe, do të mund të zgjidhni diçka që ju përmbush.

Demi- 21.04-20.05

Jeni tipa që dëgjoni mirë kështu që keni kujdes se kë e zgjidhni në aspektin romantik. Nëse jeni me dikë që vetëm dëshiron të argëtohet, do të humbisni kohë të vlefshme. Ju meritoni një partner që është i interesuar për ju. Nëse tashmë jeni në një lidhje, është koha të bëni më shumë kërkesa për partnerin. Tregohuni më pranues për nevojat tuaja. Në vend se të pajtoheni me të gjitha sugjerimet, bëni pak vërejtje.

Binjakët- 21.05-20.06

Të tjerët janë shumë të tërhequr nga qëndrimi juaj ‘mund t’i bëj të gjitha’. Kur është fjala për bashkëpunime profesionale, duhet të tregoheni më selektiv. Në vend se të bashkoni forcat me dikë që ndan të njëjtat anë të forta si ju, bashkohuni me dikë që ka shkathtësi ndryshe. Bashkëpunimi me një vizionar do të ju ndihmojë ta jetësoni një projekt shumë të rëndësishëm. Keni tendencë të fokusoheni tepër në detaje të parëndësishme.

Gaforrja- 21.06-20.07

Një punë që ju përmbush është rrugës. Nëse përfshin edhe pagë më të vogël, mos u shqetësoni. Shumë shpejt do të riktheni humbjen financiare. Jeni shumë rehat në një kompani që e trajton mirë stafin e vet. Nën udhëheqjen e një menaxheri të drejtë, do të mund të bëni ndryshime në një departament që ka telashe. Më e mira është se do të paguheni për ta bërë botën vend më të mirë.

Luani- 21.07-20.08

Do të lehtësoheni nëse largoheni nga një lidhje e keqe. Ju meritoni një partner që ju beson. Nuk ju pëlqen të raportoni gjithë kohën me tekste e mesazhe. Mos e ndjeni presionin për të ndjerë faj. Një lidhje që bazohet në turp nuk ia vlen t’jua shpenzojë energjinë. Jeni beqarë? Përqafojeni pavarësinë tuaj. Mund të përmbushni dëshirën për romancë pa qenë në një lidhje dashurie.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Bëni gjëra të reja. Kaloni më shumë kohë me njerëz dhe duke bërë aktivitete që ju pëlqejnë. Nuk ka rëndësi nëse duhet të punoni më pak, të delegoni përgjegjësi tek të tjerët apo të paguani dikë për mirëmbajtjen e shtëpisë. E rëndësishme është të keni kujdes për gjëra që ju sjellin kënaqësi. Derisa të tjerët e kuptojnë sa shumë keni kontribuar, ata do të ju trajtojnë me shumë respekt.

Peshorja- 21.09-20.10

Do të ndiheni mirë nëse bëheni vullnetar në një fushatë bamirësie apo politike. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni me një pionier të guximshëm. Ju admironi kurajën e tij derisa ai respekton mirësinë që keni. Bashkë do të mund të ndërtoni një jetë plot lumturi. Keni partner? Lidhja juaj do të forcohet edhe më tej kur keni interesa jashtë lidhjes. Kur ju zgjon diçka interesin ju bëheni shumë të dashur.

Akrepi- 21.10-20.11

Ju keni prirje të miqësoheni me të gjithë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të ruani shoqërinë që keni. Është argëtuese të dilni me njerëz por duhet t’i zgjidhni miqtë që janë përkrahës dhe pozitiv. Me ndihmën e tyre, mund të arrini gjëra që s’i keni menduar si të mundshme. Cinikët që janë duke u fascinuar me talentin tuaj do të mundohen t’ju përqeshin. Mos i dëgjoni.

Shigjetari- 21.11-20.12

Njerëzit vlerësojnë shumë këshillën tuaj. Kjo sepse jeni persona që mund t’i kthejë ëndrrat në realitet. Në vend se të dalloni sinjalet e para të telasheve ju fokusoheni më shumë në zhvillimin e zgjidhjeve. Si rezultat i kësaj, keni një listë impresive me arritje. Kur dikush ju qaset për ndihmë, mos keni frikë të caktoni një çmim të lartë për shërbimet që kryeni.

Bricjapi- 21.12-20.01

Në vend se të keni frikë nga një mundësi interesante, përqafojeni me zemër të gëzuar. Ideja se mund të studioni me një mësimdhënës të mrekullueshëm apo të udhëtoni jashtë a ndërroni punën, do të ju ndryshojë shumë. Përdoreni këtë ndryshim për të përfituar. Edhe pse ju pëlqen rutina komode, kjo nuk ju lë të përmbushni potencialin tuaj. Merruni me ndonjë faturë të vjetër që më nuk ju përmbush. Ka gjasa se duhet të bëni ndryshime më vonë.

Ujori- 21.01-20.02

Njerëzit e vlerësojnë mendimin tuaj sepse jeni të sinqertë dhe me plot kurajë. Në vend se të ledhatoni egon e një lideri, ju jeni në gjendje ta kundërshtoni me argumente. Keni talent në predikimin e reagimit të publikut. Nëse ndjeni se janë marrë vendime të gabuara, duhet të aktivizoni alarmin. Pasi ta bëni këtë, duhet të propozoni alternativa. Si rezultat i kësaj, do të shmangni katastrofa të mëdha.

Peshqit- 21.02-20.03

Mundësia për t’i lënë pas problemet ju sjell sukses. Nuk jeni tipa që bëni panik kur dështoni në përmbushjen e qëllimeve. Në vend të kësaj, ju bëni disa hapa prapa, e shihni mirë situatën dhe reflektoni mbi të. Pas një periudhe të qetësisë, ju riktheheni dhe provoni ta zgjidhni problemin në një mënyrë tjetër. Kjo mundësi për të përmirësuar telashet është efektive. Në vend se të braktisni përparimin që keni bërë, ju vazhdoni ta perfeksiononi atë.