Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 18 tetor 2017

Horoskopi i datës 18 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Një fillim i hershëm do të jetë në avantazhin tuaj. Njerëzit me të cilët keni punë nuk do t’ju kundërshtojnë, nëse merrni përsipër partneritetin, kontratat dhe çështjet e përbashkëta të parave. Dikush e ka të vështirë të vijë deri te një vendim dhe do t’ju kërkojë ndihmë. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe nuk duhet të bëni asgjë impulsive.

Demi- 21.04-20.05

Nëse jeni duke u ndikuar sipas motit, keni shumë për të bërë në mënyrë që të evitoni një tendosje të tepruar. Mos përdorni si justifikim mungesën e energjisë për të ikur nga detyrimet, kur njerëzit janë duke u mbështetur shumë tek ju. Kur të bëheni më aktivë nuk do të ndiheni të mjerë dhe energjia do të shfaqet vetvetiu, duke ju ndihmuar të bëni atë që ju duhet të bëni.

Binjakët- 21.05-20.06

Kur besoni se keni marrë vendimin apo keni bërë zgjedhjen e duhur ju nuk dëshironi ta konsideroni përsëri. Kur të përcaktoheni një herë për zgjedhjen, do të keni mundësi për të lëvizur në diçka tjetër. Problemi është se vëmendja juaj është tërhequr në çështjet që ndikojnë në këtë vendim dhe jo të gjitha këto janë pozitive. Një aspekt i jetës suaj nuk është si duhet dhe është e nevojshme të bëni disa analiza të veprimeve tuaja para se të shkoni më tej.

Gaforrja- 21.06-20.07

Planet për t’u larguar nga shtëpia e për t'u takuar me miqtë në një ngjarje të përbashkët, shpejt do të shkaktojnë telashe. Dikush në familje është këmbëngulës se duhet të përfundoni punët e shtëpisë. Shanset janë, që ju do të përfundoni në shtëpi dhe të mbeteni vetëm me shpresën e të qenit diku tjetër. Kur përpiqeni të kënaqni të tjerët, ju nuk ndiheni të lumtur, kështu që pse brengoseni për ta?

Luani- 21.07-20.08

Çdokush që ka qenë i gënjyer ose i mashtruar në të kaluarën mund të ketë pasiguri që reflektohet në marrëdhënien e tashme. Nëse partneri ju shpjegon se pse po vepron ashtu, sepse nuk ka besim tek ju, kjo ju jep një shans për ta kuptuar atë nga perspektiva e tij. Nëse ata nuk e shpjegojnë gjendjen, nuk do të jetë aq e lehtë për të punuar në këtë problem së bashku. Jeni duke u përpjekur të jeni të arsyeshëm, por të tjerët duhet të bashkëpunojnë para se të lëvizni në një nivel të ri me këtë marrëdhënie.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Nëse jeni me dikë që ju pëlqen dhe ndjenjat tuaja janë reciproke, mos lejoni barriera mes jush. Paratë, arsimi dhe familja do të kontribuojnë për një lidhje të mirë. Mund të keni telashe nëse dëgjoni njerëzit e gabuar dhe lejoni të ndikojnë në ju. Nëse ju dhe partneri tregoni kujdes për njëri-tjetrin, por po debatoni shumë, shikoni mundësitë për të zgjidhur këtë situatë. Përqendrohuni në njëri-tjetrin dhe jo në atë që mund të thonë miqtë.

Peshorja- 21.09-20.10

Bëhuni iniciator nëse dëshironi të njihni dikë më mirë. Marrja e iniciativës do të ndihmojë që gjërat të ndodhin dhe ky do të jetë sukses i madh për ju. Disa plane udhëtimi që jeni duke bërë mund t’ju shpien në fusha që kurrë nuk keni qenë më parë. Bëni një turne virtual në një qytet dhe njihuni me monumentet. Kjo do t’jua bëjë më të lehtë të gjeni rrugën.

Akrepi- 21.10-20.11

Duhet të shtoni kujdesin se në cilët njerëz mund të keni besim në të ardhmen. Nëse keni qenë duke u përpjekur të mbani sekret disa punë që jeni duke i bërë, përveç punës suaj kryesore, shefi juaj do t’ju zbulojë. Ai nuk do t’ju tregojë se si e mori këtë informacion, por ju keni dyshimet tuaja. Ju mund të ndiheni të zhgënjyer nga rezultatet e përpjekjeve të tanishme, por ka gjëra më të këqija që mund të ndodhin.

Shigjetari- 21.11-20.12

Nuk e keni në qejf rutinën e ndryshme, por jo të gjithë do të mbështesin idetë e reja. Nëse ndieni se gjërat nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur, sa i përket vendit të punës, ka mundësi që nëse ndërroni temën shefi juaj do të jetë më përkrahës. Qëllimi juaj kryesor duhet të jetë të shkëputni ata që janë në pozita të pushtetit para se ata të kenë shans për të bërë një kundërshtim të fortë. Përndryshe një mosmiratim i plotë do t'u japë fund ideve që ju donit t’i zhvilloni.

Bricjapi- 21.12-20.01

Nëse keni menduar që puna e vështirë do ta bëjë jetën më të lehtë në shumë mënyra, duhet ta mendoni këtë përsëri. Përpjekjet e mëdha që keni bërë kohët e fundit për të ndihmuar njerëzit e tjerë, ju kanë bërë që ta lini pas dore punën tuaj. Shpresoni që ata që ju u keni ndihmuar kohët e fundit do të jenë të gatshëm për t’ju ndihmuar juve tani. Nëse jo, do të jeni shumë të pakënaqur me mungesën e tyre të vlerësimit.

Ujori- 21.01-20.02

Një vështrim në kufizimet tuaja personale dhe rrugët e rritjes së tyre do të sjellë ndërgjegjësim më të thellë për aftësitë tuaja. Përqendrohuni në pikat tuaja të forta dhe gjeni mënyra për të realizuar potencialin tuaj të vërtetë. Qëllimet afatgjata që ia keni vënë vetes tani së shpejti do të bëhen realitet, kur një numër i ngjarjeve do të ecë në favorin tuaj. Edhe pse kjo është një kohë emocionuese, pa dyshim se do të jetë më mirë të merrni çdo hap me kujdes dhe të pranoni çdo këshillë profesionale që ju ofrohet.

Peshqit- 21.02-20.03

Nëse një partnerit i mikut gjen justifikime për të kaluar më shumë kohë se zakonisht me ju, tregohuni të kujdesshëm. Mund të zhyteni në probleme të mëdha brenda çiftit meqë asnjëri nuk i pranon. Kjo është arsyeja pse atyre u duket më tërheqëse shoqëria juaj. Mund të krijoni vështirësi nëse në të ardhmen ata do të ndahen dhe ju nuk do të dini nga të mbani anë. Jeni beqar? Shmangni intimitetin me dikë që nuk është i lirë për të filluar një marrëdhënie të re.