

Keni dëshirë të keni më tepër liri sesa që po ju jepet. Nëse vazhdoni të kundërshtoni dëshirat e të tjerëve mund të largoheni krejtësisht. Kjo mund të jetë diçka që e doni për momentin, por shumë shpejt mund të pendoheni. Është më mirë të riformoni një raport sesa ta shkatërroni. Nëse ia mohoni dëshirat një personi që ka provuar t’ju japë hapësirë do të jetë ofenduese. Provoni diçka tjetër. Do të ishte më mirë të bëni një sakrificë për partnerin.
Demi- 21.04-20.05
Keni vënë shumë hekur mbi zjarr. Është koha të filloni dhe ta bëni një lloj përshkallëzimi të angazhimeve tuaja, edhe nëse rrezikoni të prishni paksa bashkëpunimet me kolegë. Thjesht, nuk është realiste të kryeni detyra sa për tre veta. Derisa shefi juaj të mos punësojë më tepër staf, problemi vetëm sa do të përkeqësohet. Mund të jetë më mirë të kërkoni punë më të mirë sesa të shtireni sikur nuk e shihni problemin.
Binjakët- 21.05-20.06
Indiferenca juaj për çështje financiare po ju krijon telashe për një biznes apo në lidhje me partnerin. Në vend se t’i nënvlerësoni, më mirë dëgjoni me kujdes. Mund të jetë ndihmë e madhe nëse flisni me një këshillues. Paratë janë simbol i pushtetit. Nëse keni mundësi të diskutoni në mënyrë racionale, mund të jetë vështirë shkëputja. Për këtë arsye është e rëndësishme të keni një person të tretë në dhomë. Në vend se të provoni të ruani dominimin mbi njëri-tjetrin, do të arrini një kompromis të mirë.
Gaforrja- 21.06-20.07
Do të zvogëloni shkathtësitë tuaja nëse tregoheni mikromenaxher. Nëse keni ndonjë problem me qasjen e shefit tuaj, kërkoni një takim. Prezantoni shqetësimet tuaja në një mënyrë shumë të qetë dhe racionale. Jepni shembuj specifik sesi sjellja e tyre ka ndikuar në performancën tuaj. Nëse s’mund të bëni ndryshime, kërkoni një vend tjetër pune. Mund të jetë më mirë të udhëhiqni biznesin tuaj.
Luani- 21.07-20.08
Keni kujdes të mos flisni tema që nuk i njihni mirë. Nëse ka zbrazëti në njohuritë tuaja, është mirë të gjeni mënyra për t’i përmbushur. Kjo do t’jua mundësojë të merrni vendime të duhura pa rënë viktimë e manipulimeve. Njerëzit do të bëhen më të respektueshëm nëse i avanconi argumentet. Më e mira është që do të filloni të merreni me gjëra më praktike.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Nëse ziheni ngushtë, merrni frymë thellë. Nuk është mençuri ta sulmoni atë që ju sulmon. Më mirë gjeni një mënyrë për të ruajtur dinjitetin tuaj në këtë situatë. Nuk ka asgjë të gabuar nëse ikni nga një punë e keqe ose lidhje abuzuese. Çelësi është ta bëni këtë në mënyrë funksionale. Pavarësisht nëse kjo do të thotë se po kërkoni diçka të re apo një vendbanim.
Peshorja- 21.09-20.10
Po ndiheni sikur jeni trajtuar padrejtësisht, por ekziston një problem në perceptimin tuaj. Njerëzit që duken se e kanë lirinë, janë duke punuar në të njëjtat kushte. Dallimi është se kanë qenë duke vuajtur në heshtje. Para se të nxirrni konkludime, më mirë bëni disa biseda private. Shpejt do të mësoni që ajo që ju duket problem personal është dilemë që po e minon gjithë organizatën.
Akrepi- 21.10-20.11
Nëse nuk tregoheni të mirë në punë do të krijoni armiq të fuqishëm. Nëse keni telashe personale, është mirë ta mbani një takim me punëdhënësin. Sapo ta kuptojë situatën, ai do të mundë t’ju ndihmojë. Mos i lini njerëzit në punë të kenë mëdyshje nëse do t’i kompletoni si duhet projektet. Edhe pse përgjegjësitë tuaja profesionale duken jo fort të vështira në krahasim me dilemat personale, ato janë të rëndësishme për të tjerët.
Shigjetari- 21.11-20.12
Ju admironi stilin e lirë të jetesës së një miku. Por nëse vështroni nga afër, do ta vëreni se është një lloj fasade. Sado që ky person i dashur flet vetëm për gjëra të mira, ai është shumë i vetmuar. Para se të braktisni përgjegjësitë për të ndjekur udhëheqjen e tij, mendoni se çfarë po humbisni. Është mirë të jeni të vlerësuar dhe të pranuar nga të tjerët.
Bricjapi- 21.12-20.01
Një i afërm problematik po jua vështirëson ta shtyni përpara një ëndërr karriere. Secilën herë që keni mundësi të ecni përpara, ky familjar ju krijon dramë. Është koha t’i jepni fund kësaj dinamike. Mos ua vini veshin sjelljeve nevrike të tyre. Injoroni ultimatumet. Nëse duhet të ndërroni vendbanim, bëjeni. Nuk mund ta sakrifikoni lumturinë tuaj për të tjerët.
Ujori- 21.01-20.02
Bëhuni vetë këshillues të vetes. Nëse shprehni skepticizmin tuaj vetëm sa do të bëni armiq të fuqishëm. Nëse do të vazhdoni tutje, duhet të bashkëpunoni me një ekspert që ka ide të dala mode. Në vend se t’i sfidoni metodat e tij, është mirë të merreni me to. Shumë shpejt do ta vëreni se ka të drejtë. Në një pikë do t’ju kërkohet ta merrni vetë punën në udhëheqje. Kjo kërkon edhe durim.
Peshqit- 21.02-20.03
Nuk jeni të impresionuar me pasurinë e dikujt. Sa më shpejt që e shfaqni pakënaqësinë tuaj, aq më mirë. Dikush që ka qenë duke provuar ta marrë aprovimin tuaj po i tregon fuqitë e veta. Nëse nuk i ndaloni, shumë shpejt do të mundohet t’ju marrë me të mirë duke ju blerë dhurata. Gjëja e fundit që ju duhet është të ndiheni nën presion të këtij admiruesi. Tregoni se çfarë mendoni saktë për metodat e tij.

















