Horoskopi i datës 17 gusht 2019

Dashi

Gjatë kësaj dite Dielli do ju shtojë dëshirën për të qëndruar vetëm. Për ju të dashuruarit e sotmja nuk do jetë e mirë. Do jeni shumë striktë dhe xhelozë ndaj partnerit kështu që për asnjë çast nuk do mbizotërojë qetësia. Ju beqarët do jeni në humor të mirë dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla. Për ju e rëndësishme është të mos jeni vetëm. Në punë do jeni më të pavarur nga të tjerët dhe do i bëni gjërat sipas planeve tuaja. Do njihni edhe disa manovra si të dilni nga situatat e vështira. Buxheti më në fund do ekuilibrohet ndjeshëm. Kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Demi

Askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent sot. Do jeni plot alegri dhe entuziazëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë me shumë fat. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Ju beqarët do afroheni akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Sipas Dritare.net, lidhja juaj mund të thellohet edhe më tepër. Në punë shumë persona do ua ngrenë nervat dhe do e keni të vështirë të negocioni për diçka. Herë pas here do gjendeni edhe në udhëkryqe dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar.

Binjakët

Mundohuni t’i bëni gjërat me rregull gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë përgjithësisht pozitive. Do flisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do ndiheni mirë edhe me statusin që keni, prandaj nuk do kërkoni asgjë tjetër me ngulm. Në punë, dinamizmi dhe idetë fantastike do favorizojnë suksesin. Klima do jetë tejet e përshtatshme për të ecur edhe më përpara. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.

Gaforrja

Mundohuni të mos nxitoheni për asgjë gjatë kësaj dite sepse keni për të pasur shumë pasoja më pas. Për ju të dashuruarit rutina do mbizotërojë gjithë kohës dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Ju beqarët do jeni më të favorizuar dhe mund të keni ndryshime drastike të statusit. Në punë duhet të jeni më të organizuar, të reflektoni dhe të analizoni me kujdes gjithçka para se të veproni. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment.

Luani

Një inat i së shkuarës do turbullojë gjithë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë të jeni me nerva. Ju të dashuruarit do keni mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në disa momente do ndiheni keq. Më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni qetësisht. Nëse jeni beqarë do bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në këtë mënyrë do dilni më të fituar. Në punë, Jupiteri do ua kthjellojë idetë, por sërish nuk do arrini ku doni. Gabimet dhe përtesa do jenë ato që do ua bëjnë gjithçka më të vështirë. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos bëni shpenzime të çmendura sepse do futeni në probleme serioze.

Virgjëresha

Jeta sentimentale dhe ajo sociale do jenë më të privilegjuara sot. Do dini si të bëni për vete këdo. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë mjaft pozitive. Do përgatisni të dy surpriza të njëpasnjëshme për njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që personat t’iu duken interesantë dhe të jenë të qeshur. Në punë do jeni mjaft aktivë dhe do i bëni të gjithë xhelozë. Ato që do arrini as vetë nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Mund të filloni edhe projekte të reja. Buxheti nuk do jete në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që bëni kujdes kur të shpenzoni. Dhëniet e huave shmangini me çdo kusht.

Peshorja

Nëse nuk doni të mërziteni gjatë kësaj dite duhet patjetër të shtoni përpjekjet dhe të provoni gjëra të reja. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni një ditë rutinë dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Bëni të pamundurën ta ndryshoni këtë pa filluar problemet e mëdha. Nëse jeni beqarë nga ana tjetër do dini si të joshni dhe do arrini më në fund ta ndryshoni statusin tuaj. Në punë duhet të jeni më bashkëpunues dhe më mendjehapur. Pranoni edhe ndonjë detyrë të re që do iu jepet sepse nuk do zhgënjeheni aspak. Sipas Dritare.net, perspektivat për financat nuk do jenë shumë të mira. Ndihmojini edhe pak të afërmit apo miqtë e ngushtë.

LEXO DHE :  PD: Ky është identiteti i tretë, i kryebashkiakut të Vaut të Dejës!

Akrepi

Çdo gjë do varet nga sjellja juaj gjatë kësaj dite. Mundohuni të jeni të kujdesshëm sepse përndryshe keni për të pasur vështirësi. Nëse keni një lidhje dhe nuk doni që jeta juaj në çift të marrë tatëpjetën mundohuni të flisni hapur për gjithçka dhe të mos heshtni për asnjë çast. Ju beqarët do jeni disi konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Edhe për ju jeta nuk do jetë e lehtë. Këshillat e familjarëve mirë është t’i dëgjoni me kujdes. Në punë në shumë momente nuk do dini si të veproni për të bërë më të mirën tuaj. Në disa momente do jeni të detyruar të hidhni edhe disa hapa që dikur as i keni menduar. Sektorin e financave menaxhojeni me sa më shumë kujdes pasi vetëm kështu gjendja do mbetet e mirë.

Shigjetari

Jupiteri do iu shtojë dëshirën për të përfituar nga jeta dhe për ta shfrytëzuar çdo moment sikur të ishte i fundit. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do udhëhiqet gjithë kohës nga Venusi. Gjithçka që keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni të qetë. Respekti, mirënjohja dhe toleranca do jenë mbizotëruese kurdoherë. Ju beqarët nuk do e duroni dot vetminë, por nga ana tjetër do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do hidhni dot hapa. Në punë, një informacion i ri do ju shërbejë për një projekt të ri. Ja që ndonjëherë gjërat janë menduar mirë nga planetët. Në planin financiar vështirë se mund të bëni ekonomi dhe do keni goxha tronditje.

Bricjapi

Nëse nxitoheni shumë sot dhe nëse nuk i peshoni gjërat mirë mund të bëni gabime të pafalshme. Ju të dashuruarit do tundoheni tej mase nga një person dhe ka rrezik ta tradhtoni atë që keni në krah. Gjithçka e bukur që kishit ndërtuar deri më tani do marrë fund sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do jeni tej mase përzgjedhës dhe vështirë se mund të gjejnë një person të përshtatshëm. Në punë mos bëni kurrsesi premtime të cilat nuk i mbani dot. Nga ana tjetër mos kini besim të verbër tek dikush sepse mundet të lëndoheni më pas. Sektori i financave do jetë gjithë kohës i kënaqshëm dhe pa probleme. Shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe ndonjë investim.

Ujori

Sot do doni t’ia mbathni herë pas here dhe të përjetoni emocione më të forta. Do doni të udhëtoni edhe me trup edhe me shpirt. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni pa dorashka dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Ju beqarët do ndiheni të bllokuar dhe nuk do ja shprehni dot ndjenjat një personi që adhuroni. Po pritet gjatë ka rrezik që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Në punë do përkushtoheni tërësisht dhe do i çoni gjërat deri në fund. Për ju asgjë nuk do jetë e pamundur gjatë kësaj dite. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

Peshqit

Situata në të cilën ndodheni do ju trishtojë paksa sot dhe me dëshirën për të ndryshuar gjithçka mund të hidhni hapa të gabuara. Ju që jeni në një lidhje mund të flirtoni me persona të tjerë dhe kjo do nxisë grindje me partnerin. Në fakt nëse nuk e doni më atë, më mirë të ndërprisni njëherë lidhjen e me pas të shihni dikë tjetër. Ju beqarët as që do e mendoni ta ndryshoni statusin tuaj edhe pse në fakt mundësitë që do ju paraqiten do jenë të mira. Në punë shumë gjëra do ndryshojnë për mirë. Yjet do iu hapin shumë dyer dhe gjithçka do jetë më e lehtë. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni. /dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.