Horoskopi i datës 15 nëntor 2019

Dashi

Dita e sotme do jetë shumë më e mirë se më parë. Më në fund do mbizotërojë ekuilibri.  Ju që keni një lidhje do e përmirësoni tej mase marrëdhënien tuaj me partnerin dhe do jeni shumë më tolerante se më parë. Nuk do keni më as pengje nga e shkuara pasi gjithçka do zgjidhet. Ju beqarët do jeni shumë të kujdesshëm dhe do arrini me maturi ta afroni personin që pëlqeni. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese. Në punë do veproni sipas instinktit dhe energjia që do keni do iu ndihmojë të kaloni çdo lloj sfide. Për ju gjithçka tashmë do duket më e lehtë. Me shpenzimet do keni probleme serioze po nuk i menaxhuat si duhet shpenzimet.

Demi

Gjatë kësaj dite do kërkoni qetësinë mbi të gjitha dhe yjet do ua sigurojnë këtë gjë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me çaste të lumtura. Nuk do keni aspak debate apo mosmarrëveshje me atë që keni në krah. Ju beqarët do jeni të gatshëm të filloni edhe aventura kalimtare vetëm që të mos e ndieni vetminë. Mundësitë në fakt do jenë të njëpasnjëshme. Në unë do jeni shumë të zotët dhe do arrini të përmbushni të gjitha detyrat që iu janë dhënë nga shefat. Sipas Dritare.net, me financat duhet të jeni sa më te kujdesshëm që të mundeni sepse po e kaluat këtë ditë pa probleme më pas gjendja do jetë e mirë.

Binjakët

Në mëngjes do i keni idetë paksa të turbullta, por falë familjarëve gjithçka do jetë më ndryshe. Ju të dashuruarit do jeni goxha romantikë dhe në çdo moment do e surprizoni atë që keni në krah. Atmosfera do jetë e jashtëzakonshme gjatë gjithë ditës. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta ndryshoni statusin kështu që më mirë të merrni me diçka që të mos mërziteni. Në punë do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të merrni përsipër detyra të rëndësishme. Mund të ndihmoni edhe miqtë tuaj. Çështjet financiare do jenë goxha interesante kështu që mund të përfitoni për të bërë edhe disa investime më tepër.

Gaforrja

Edhe pse mund të irritoheni shpejt sot, komunikimi do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për problemet që do iu dalin. Fatmirësisht ato nuk do jenë të mëdha. Jeta juaj ne çift do jete me e konsoliduar gjate kësaj dite. Do jeni te dyja palët me serioze dhe do përkujdeseni për te mirën e përbashkët. Beqaret nga ana tjetër do ndihmohen mjaft nga Delli dhe do arrijnë ta gjejnë personin me te përshtatshëm për te filluar një lidhje te veçante. Në punë do dini të ruani qetësinë dhe do bëni gjithçka për të ruajtur postin që keni. Financat do jenë goxha të mira. Mund të kryeni pa frikë shpenzimet e domosdoshme dhe të hiqni edhe disa para mënjanë.

Luani

Gjatë kësaj dite gjërat për ju kanë për të ecur mjaft mirë dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Për ju të dashuruarit, falë ndikimit të madh të Jupiterit, jeta sentimentale do jetë goxha më e qetë. Do merreni vesh më së miri me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë. U beqarët do realizoni papritur disa takime të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Në punë edhe mund të revoltoheni paksa për disa vonesa që do iu ndodhin, por pas mesdite situata do normalizohet. Të gjithë kalojnë situata të tilla. Dielli do ju ndriçojë mendimet sot dhe do arrini të merrni masat e duhura për ta stabilizuar buxhetin. Mund t’i kryeni pa frikë investimet e nevojshme.

Virgjëresha

Sot në shumë momente gjërat mund të ndërlikohen dhe ju nuk do ndiheni të qetë. Ju të dashuruarit do kërkoni edhe më tepër pavarësi në çift dhe kjo mund të ndezë herë pas here disa debate. Po u treguat më të logjikshëm keni për të pasur përfitime më të mëdha. Ju beqarët do keni disa takime shumë të rëndësishme dhe ka mundësi që jeta t’iu ndryshojë për mirë. Në punë do merrni përsipër disa detyra të reja dhe do ja dilni për mrekulli. Në këto momente asgjë nuk ju duket e paarritshme. Me shpenzimet mos u tregoni shumë impulsivë sepse keni për të pasur tronditje të mëdha.

LEXO DHE :  Rama: Hotelet lirohen në janar. Ja dy zgjidhjet për familjet e prekura nga tërmeti!

Peshorja

Gjatë kësaj dite asgjë nuk do iu ecë ashtu si e kishit menduar. Mund t’iu dalin probleme pas problemesh. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e keqe. Do keni debate e konflikte te njëpasnjëshme dhe do ndiheni me të vërtetë keq. Nëse jeni beqarë do keni veçse mundësi për aventura kalimtare dhe do përfitoni pafund prej tyre. Në punë do keni disa diskutime të pakëndshme me kolegët tuaj dhe do shpërqendroheni tërësisht. Do ju duhet pak kohë ta rimerrni veten dhe të vazhdoni ato që keni nisur. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë i trazuar dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme. Bëni kujdes!

Akrepi

Pa dashur sot mund të futeni nëpër situata të tensionuara dhe do ndiheni vërtet keq. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni shumë ambicioze për jetën profesionale, sërish nuk do e kaloni në plan të dytë jetën sentimentale. Marsi do ua shtojë dëshirat dhe do argëtoheni pafund. Ju beqarët do e gjeni më në fund princin tuaj të kaltër dhe do filloni një lidhje shumë të qëndrueshme. Në punë do lodheni shumë me detyrat e reja që keni filluar. Bëni herë pas here pushim sepse përndryshe nuk do i vazhdoni gjërat si duhet. Buxhetin do dini si ta organizoni gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Shigjetari

Neptuni, Dielli dhe Mërkuri do iu ndihmojnë pafundësisht sot dhe do ju bëjnë shumë më të logjikshëm. Nëse keni një lidhje duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta shprehur sa më shumë pasionin, pasi vetëm kështu marrëdhënia me partnerin do përmirësohet e do jetë më elektrizuese. Ju beqarët nuk duhet të pranoni me sy mbyllur çdo ftesë që do iu bëhet sepse mund të lëndoheni dhe mund të vuani gjatë. Në punë do keni më shumë avantazh nga kolegët tuaj dhe do merrni më shumë vlerësime. Mund të përfitoni edhe ndonjë bonus. Perspektivat materiale duken goxha të mira, megjithatë po nuk bëtë pak kursime nuk do pasuroheni dot.

Bricjapi

Edhe pse Hëna do ju përballë me shumë sfida gjatë kësaj dite ju do ja dilni mbanë t’i kaloni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do i bëjë ballë problemeve e vështirësive që do dalin. Do jeni shumë më të logjikshëm të dyja palët dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Ju beqarët as nuk do mendoheni dy herë para se të bëni përzgjedhje sepse zemra do ju ndizet flakë. Në punë qielli do jetë plot re dhe shpesh nuk do i shihni gjërat qartësisht. Më mirë qetësohuni njëherë e më pas hidhni hapa më tej. Buxheti do jetë goxha i mirë kështu që mund të përfitoni nga rasti për të bërë disa investime më tepër.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ndiheni paksa në ankth dhe jo shumë të qetë për të vazhduar para. Për ju të dashuruarit, edhe pse Plutoni do jetë vendosur keq në qiellin tuaj dhe do nxitë debatet, ju sërish do i përballoni ato me sukses dhe dita do mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju beqarët do keni një ditë goxha të trazuar dhe nuk do e keni aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ju do keni gjëra shumë më të rëndësishme me çfarë të merren. Në punë nuk do ju mungojë dëshira dhe energjia, por rrethanat do vijnë të tilla që shpesh do gjendeni në vështirësi. Financat do jenë gjithë kohës të mira.

Peshqit

Gjatë kësaj dite realiteti do jetë si një ëndërr e bukur që e keni parë aq shumë herë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e jashtëzakonshme. Do iu vini njëherë e mirë kapak problemeve të së shkuarës dhe do e bëni çdo moment më të bukur. Ju beqarët nuk do jeni shumë me fat në dashuri, por nuk do kaloni një dite të keqe sepse miqtë dhe familjarët do iu mbajnë gjithë kohës pranë. Në punë do jeni vërtet me fat dhe çdo gjë do ju zgjidhet sa hap e mbyll sytë. Asgjë nuk do jetë e pamundur sot. Në planin financiar do keni ende vështirësi. /dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.