Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.
Demi
Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. Nëse keni një lidhje do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato që nuk do ju pëlqejnë. Ju beqarët do keni flirte pafund, por asgjë të rëndësishme. Ende nuk ka ardhur koha që ju të bëni ndryshimin e statusit. Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, kjo falë mjedisit që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni. Sipas Dritare.net, sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.
Binjakët
Sot do jeni të mendimit që t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Edhe problemet që do ju dalin do mundoheni t’i zgjidhni me sa më shumë qetësi dhe pa stres. Ju të dashuruarit duhet të përdorni ledhatimet dhe fjalët e ëmbla nëse doni të merrni diçka nga partneri. Po u treguat të ftohtë dhe hundë përpjetë nuk do arrini asgjë. Ju beqarët do jeni më dinamikë dhe më të hapur kështu që do mund të filloni edhe lidhje afatshkurtra. Në punë nuk do keni dëshirë të bëni asgjë pa qenë të bindur plotësisht për rezultatet që mund të arrini. Me shpenzimet vazhdoni të tregoheni të arsyeshëm.
Gaforrja
Dinamizmi dhe kuraja do ju shoqërojë gjate gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë keni për të pasur më shumë sukses në orët e pasdites, atëherë kur të keni zgjidhur edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Shefat do iu japin edhe shpërblime. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.
Luani
Sot do keni njëmijë e një pyetje si ne planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shume të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Nëse jeni beqarë mund te ketë flirtime, por nuk pritet asgjë serioze. Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Me financat duhet të jeni më të matur edhe sikur së fundmi të keni fituar ndonjë lotari.
Virgjëresha
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
Peshorja
Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Sipas Dritare.net, buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.
Akrepi
Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.
Shigjetari
Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.
Bricjapi
Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarët do keni takime, por do preferon të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë, Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. për financat dëgjojini këshillat që do iu japin miqtë.
Ujori
Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.
Peshqit
Mundohuni të jeni më të matur dhe të reflektoni para çdo hapi që do hidhni. Saturni do ju bëjë më të guximshëm. Nëse jeni në çift dhe marrëdhënia juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos që t’i rregulloni gjërat dhe të diskutoni hapur me partnerin. Mos dëgjoni ato që do iu thonë të tjerët. Ju beqarët do betoheni se askush nuk mund t’ua marrë “lirinë” që keni dhe nuk do doni lidhje, por ka gjasa që nga mbrëmja të ndryshoni mendim. Në punë do doni të bëni çdo gjë me kujdes dhe largpamësi. Dëgjojini edhe kolegët e vjetër sepse përvoja e tyre do iu japë shtysë. Në planin financiar do shpenzoni me maturi dhe kjo do bëjë që të mos keni probleme. /dritare.net