

Dashi- 21.03-20.04
Puna juaj karakterizohet nga kujdesi dhe preciziteti. Megjithëse prodhoni rezultate të një shkalle impresive, asnjëherë nuk bëni gabime. Kjo është arsyeja pse shefi juaj ju sheh si një prej armëve më të forta që ka. Në vend se të mbeteni nën hije, kërkoni një rol më të theksuar. Kërkoni rritje page apo promovim. S’keni arsye pse të paguheni me të njëjtën pagë sikur njerëzit që kanë shumë më pak talent sesa ju.
Demi- 21.04-20.05
Keni kujdes të mos krijoni shpresa të mëdha për një romancë. Në vend se të kërkoni një partner që përshtatet me të gjitha kërkesat tuaja, është mirë të përshtateni me të. Mund ta takoni dikë që duket krejtësisht ndryshe me atë që kërkoni, por mund të zbuloni se ju pëlqen. Nëse jeni në një lidhje, keni kujdes të mos tregoheni shumë kritik me partnerin. Kurdo që ndjeni nevojën për t’ia korrigjuar ndonjë veprim, ndaloni dhe gjeni diçka për ta lavdëruar.
Binjakët- 21.05-20.06
Prioriteti i parë në biznes duhet të jetë të organizoheni më mirë. Është koha e duhur të pastroni diçka apo të rregulloni ndonjë artikull të prishur. Mund të jetë e nevojshme të merrni pushim nga puna dhe të merreni me diçka shumë kërkuese. Jeni lodhur nga punët që po jua ngarkojnë kokën. Nëse ju duhet t’i ndihmoni ndonjë të afërmi, bëjeni një thirrje në rrjetet sociale.
Gaforrja- 21.06-20.07
Organizojeni një udhëtim të shkurtër, sepse do të ndiheni më entuziast për të ardhmen. Jeni duke kërkuar ta ndryshoni pak rutinën. Blini nëpër dyqane glamuroze, darkoni nëpër restorante të mira dhe vizitoni vende që ju interesojnë. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni gjatë këtij udhëtimi. Tregohuni të hapur të merreni me dikë që ju duket shumë i hapur. Ky person mund të jetë shumë i turpshëm për ta bërë hapin e parë.
Luani- 21.07-20.08
Duhet të jeni më të saktë sa u përket financave. Është mirë t’i kontrolloni si duhet të gjitha kartelat, sepse mund të gjeni edhe shpenzime që nuk do të duhej t’i kishit paguar. Askush nuk do të merret me interesin tuaj financiar, nëse nuk e bëni vetë. Nëse po mendoni të përfitoni nga ndonjë normë më e ulët interesi, përfitoni nga rasti të sistemoni financat. Në vend se të pranoni çfarëdo që ju ofrohet, kërkoni gjëra më të mira.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Fakti se jeni shumë të vëmendshëm ju bën partner të mirë. Ju i njihni të metat dhe pikat tuaja të forta. Edhe pse jeni shumë të zotët në krijimin e një fondacioni të sigurt, nganjëherë merreni shumë me detajet. Provoni të jepni më të mirën për ta pranuar se dikush po e bën gjënë e duhur pa u munduar t’ia gjeni gabimet. Kjo do të shtrojë rrugën për besim të dyfishtë. Kur e dini se mund të mbështeteni në përkrahje të pakushtëzuar, mund të lëvizni malet me dikë.
Peshorja- 21.09-20.10
Planifikojeni ndonjë eveniment për punë, sepse do t’ju shpërblehet. Nuk keni nevojë të merreni me gjëra të tjera, kështu që mund të fokusoheni në detajet praktike. Porositni ushqim të mjaftueshëm, dërgoni ftesat me kohë dhe krijoni një listë të mirë muzikore. Këto mjaftojnë për një argëtim të mirë. Mos e lini pa u siguruar që do të ketë mundësi për socializim mes pjesëmarrësve. Shqyrtoni të gjitha ftesat dhe kontrolloni nëse i keni të sakta të gjitha informatat.
Akrepi- 21.10-20.11
Po ndjeni një dëshirë të madhe për të shkuar përtej asaj që e keni për obligim ta bëni për një mik. Situata e tij aktuale po jua kujton një të ngjashme që e kishit para disa vitesh. Tani që e keni tejkaluar këtë problem, po ndiheni të gatshëm për të shpërndarë gjithandej fatin tuaj të mirë. Nuk ka shumë rëndësi nëse kjo nënkupton se duhet të jepni këshilla profesionale, të shërbeni si tutor apo thjesht t’i jepni përkrahje morale. Mënyra më e mirë për të treguar mirënjohjen tuaj është ta ndani me të tjerët.
Shigjetari- 21.11-20.12
Jeni tipa që reflektoni profesionalizëm dhe klientët tuaj ndihen mirë. Edhe njerëzit që punojnë me ju ndihen më të sigurt. Kjo sepse ju merrni kohën e duhur për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre. Në vend se të ofroni një qasje për të gjithë, ju punoni shumë që t’i kënaqni të gjithë. Në këtë kulturë, qasja juaj është risi. Punëdhënësi është i impresionuar nga besnikëria juaj. Mos u befasoni nëse jua ngrit pagën, pozitën apo të dyja.
Bricjapi- 21.12-20.01
Para se të filloni një projekt, duhet të mësoni sa më shumë për çështjet e përfshira në të. Do të fitoni më shumë besim kur t’i keni gjërat nën kontroll. Të tjerët do të impresionohen nga aftësia juaj për t’i adresuar shqetësimet dhe për të propozuar alternativa. Pasi të merreni me një marrëveshje të komplikuar, ka gjasë t’ju kërkohet të ligjëroni për këtë temë. Studentët do të kërkojnë njohuri bazike për tema të rëndësishme.
Ujori- 21.01-20.02
Mund të jetë koha e duhur të keni një policë sigurimi. Kur e mbroni shëndetin e pronën tuaj do të keni një qetësi të madhe. Po ashtu do ta keni më lehtë të provoni shanse. Nëse ka kohë që keni dashur ta bëni një udhëtim, të hyni në ndonjë garë apo lidhje dashurie, do të duhet të bëheni më të kujdesshëm. Ju punoni shumë dhe nuk e keni qëllim të humbni gjithçka nga një kthesë fati.
Peshqit- 21.02-20.03
Mos u rezistoni përpjekjeve të partnerit për t’ju nxitur drejt suksesit. Keni tendencë të mjaftoheni me pak. Krijoni shprehinë të aplikoni për punë më të mirë seç e keni aktualisht. Duke dërguar një varg aplikimesh për çdo ditë, në fund mund të arrini një vend të mirë. Nëse keni arritur në një rrugë qorre në karrierë, duhet të ndryshoni fushën. Kur keni shkathtësi të specializuara do të përmirësoni perspektivën profesionale.

















