
Historia e nazistëve britanikë dhe fundi i hidhur
Dritare.net

Sipas strategjise së udheheqesit të SS Himmler, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vendet nordike u formuan një numër njësish vullnetare në sherbim të Waffen SS (krahu i armatosur i partise naziste). Sipas Himmler: “Ne duhet të tërheqim drejt nesh tërë gjakun nordik në botë dhe t'i privojmë armiqtë prej tij në mënyrë që kurrë më gjaku gjerman apo nordik të mos luftojë kundër nesh”.
Më shumë se gjysma e Waffen SS përbëhej nga shtetas jo-gjermanë, nga Danimarka, Norvegjia, Zvicra, Finlanda, Kroacia, Ukraina, Letonia, Hungaria, Spanja dhe Suedia, nga rusët dhe kozakët. Në kete kuader u krijua edhe një forcë me emrin Der Britisches Freikorps e njohur ndryshe si British Free Corpus, Korpusi i Lirë Britanik (BFC).
Ideja e ketij Korpusi pro-nazist ishte e John Amery, një fashist britanik, babai i të cilit shërbente në kabinetin e luftës së Churchill-it. Megjithëse babai i tij ishte gjysmë hebre, Amery ishte një antisemit, i njohur për fjalimet që përshëndeten pushtimin gjerman te Francës. Ai më pas i ofroi shërbimet e tij ministrit nazist të propagandës Goebbels dhe filloi të punojë me radion famëkeqe Lord Haw Haw, që transmetonte propagande naziste per britaniket. Kjo radio bënte thirrje për paqe midis Britanisë dhe Gjermanisë dhe luftë kundër komunizmit. John Amery, kishte luftuar kundër komunizmit në Luftën Civile në Spanjë dhe kishte shtetësinë spanjolle. Në 1939 Amery shkoi në Francë dhe prej aty në 1942 vajti në Gjermani. Rekrutimi për BFC u bë në kampet gjermane ndërmjet robërve të luftës. Njësia u promovua "si një njësi tërësisht vullnetare, e konceptuar dhe krijuar nga nënshtetas britanike nga të gjitha pjesët e Perandorisë, të cilët kanë marrë armë dhe janë zotuar për jetën e tyre në luftën e përbashkët evropiane kundër Rusisë Sovjetike".
Me rober britanik lufte Amery themeloi Ligën e Shën Gjergjit, si njësi jo-luftarake për të përhapur mesazhin nacional-socialist. Komanda e Lartë Wehrmacht kerkoi me këmbëngulje që Legjioni të ishte njësi luftarake. BFC zyrtarisht u formua më 1 janar 1944. Vullnetarët nënshkruanin një betim, ku thuhej:
“Unë, (emri i vullnetarit) duke qenë shtetas britanik, e konsideroj detyrë timen të ofroj shërbimet e mia në luftën e përbashkët evropiane kundër komunizmit dhe me këtë aplikoj për t'u regjistruar në Korpusin e Lirë Britanik.”
John Amery kishte shkruar librin England and Europe (Anglia dhe Evropa) i cili iu shpërnda të burgosurve britanikë të luftës, me shpresën se ata do t’i bashkoheshin Legjionit te Shën Gjergjit. Libri është thellesisht antikomunist. Vepra unike përshkruan hollësisht se çfarë ndodh me popullsinë e përgjithshme të vendeve kur fiton komunizmi (bolshevismi); kush e nxit luftën dhe kush përfiton nga një luftë e tillë. England and Europe paralajmëronte gjithashtu se Britania do ta humbiste perandorinë e saj në të mirë të Rusisë dhe SHBA-se.
Amery donte që vullnetarët të mbanin uniforma britanike, por SS këmbëngulën për uniformat SS me simbole britanike. Për kete arsye Amery dha dorëheqjen dhe shkoi në Itali ku u bë këshilltar i diktatorit italian Benito Musolini.
Komandën e Korpusit të Lirë Britanik e mori SS Hauptsturmfuhrer Hans Roebke, i cili u zëvendësua në nëntor 1944 nga Obersturmfuhrer Dr. Kuehlich. Në 1945 Kaptaini Webster, oficer i ushtrisë britanike gjithashtu u perfshi në udhëheqjen e Korpusit të Lirë Britanik.
Korpusi i Lirë Britanik u dërgua në pranverë të 1945 në Steinhoefel ku ishte shtabi i III SS Panzer Corps (trupat gjermanike) nën udhëheqjen e Ogrusturmfuhrer Felix Steiner. Vullnetarët britanikë u caktuan në divizionin Nordland. Ata u liruan nga kampi i burgosurëve të luftes në këmbim të uniformës gjermane SS, me ujdinë se nuk do t'u kërkohej të luftonin bashkatdhetarët e tyre.
Shumica e të burgosurve britanikë të luftës i injoruan ose kundërshtuan taktikat e rekrutimit. Por rreth 200 të burgosur iu përgjigjën thirrjes naziste. Disa ishin të motivuar nga lakmia, apo edhe nga simpatitë për kauzën fashiste. Të tjerët thjesht përshkruheshin nga skedarët e inteligjencës së kohës me "karakterit të dobët" dhe u shantazhuan nga qe gjermanët pas komprometimit me pije dhe gra tepër joshëse. Vetë Korpusi i Lirë Britanik ishte tradhtuar nga njëri prej tyre, i cili u bashkua vetëm për të ushqyer kunderzbulimin britanik MI5 me informacion. Ky ishte John Brown, kuartermasteri i një kampi në Genshagen. Me rrëzimin e Gjermanisë, informacioni i Brown u dha mundësi Aleatëve të identifikonin tradhtarët, të cilët shpesh paraqiteshin si rober lufte. Ata u ndoqën penalisht dhe u dënuan në gjyqe për tradhti.
John Amery u arrestua në Itali. Megjithë kishte shtetësi spanjolle para Luftës së Dytë Botërore, u var në burgun e Wandsworth më 9 dhjetor 1945. Të njejtin fat pati edhe irlandezo-amerikani William Joyce. Ai kishte bere propagande të burgosureve britanikë të luftës për t'u regjistruar në Korpusin e Lirë Britanik. Pavarësisht se ishte lindur në Nju Jork më 1906 nga prindër irlandezë, Joyce u gjet fajtor për tradhëti dhe u var.
Këta vullnetarë u denuan për tradhëti, pavarësisht se asnjëhere nuk kishin perdorur armët kundër bashkatdhetarëve të tyre.
Në Luftën e Dytë Botërore, u kapën rober mbi 150,000 ushtarë të Forcave të Armatosura Britanike dhe u burgosën në kampet e luftës. Shumica e të burgosurve të luftës aleate injoruan ose kundërshtuan taktikat e rekrutimit. Historiani britanik Adrian Weale nepermjet hulumtimeve te tij, ka identifikuar 54 vete që i përkisnin kësaj njësie prej fillimit deri në fund. Por, në asnjë kohë nuk arriti më shumë se 27 veta në të njejten kohë./dritare.net

















